Ndërlidhjet

Kurti: Tribunali, tendencë për dëmtim të imazhit të Kosovës


Albin Kurti
Albin Kurti
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga në lidhje me vazhdimin e mandatit EULEX dhe themelimin e Gjykatës speciale, ka thënë se mekanizmat ndërkombëtar vetëm sa po shtohen në Kosovë dhe se krijimi i tribunalit është tendencë për dëmtimin e imazhit të Kosovës.

Përmes një kumtese të lëshuar, lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë me dije se pse sipas Kurtit, misioni EULEX duhet të shkoj e pse gjykata speciale nuk duhet të themelohet në këtë mënyrë siç po planifikohet.

“Përveç se nuk po shkon EULEX-i, po na vjen gjykata e veçantë”, ka thënë Kurti.
Këto vlerësime Kurti ka bërë me dije se ia ka thënë edhe të pares së shtetit gjatë takimit që e ka realizuar sot me të.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG