Sipas të dhënave nga projekti “Termini im” në kuadër të Dikasterit të shëndetësisë në Maqedoni, vetëm tre mujorin e fundit të vitit të kaluar çrregullimet e shëndetit mendor janë në majë të listës së sëmundjeve, me të cilat përballen qytetarët e vendit. Sipas të statistikave, janë dhënë 20.000 udhëzime të skizofrenisë dhe depresionit.
Arben Taravari, neurolog, thotë se rritja e numrit të pacientëve që vuajnë nga depresioni, vjen si pasojë e trysnisë, me të cilën përballet shoqëria në Maqedoni, në njërën anë, për të aplikuar standardet evropiane në të gjitha sferat e jetës dhe, nga ana tjetër, mungesën e kapaciteteve, si financiare, ashtu dhe intelektuale, për t`i aplikuar këto standarde.
“Në të gjithë lëmit, na imponohen tempo ose thënë kushtimisht standarde evropiane, kurse kushtet tona janë shumë larg këtyre standardeve, thjesht, janë ballkanike. Nga këtu lindin dhe frustrimet, do të thotë duam, por nuk mundemi”.
“Ky konflikt i asaj që duam apo kemi vendosur si qëllim për ta arritur dhe njëkohësisht nuk kemi mundësi, të gjitha këto krijojnë gjendje të konfliktit ose stresit në aspektin shpirtëror të individit, e që më pas kjo manifestohet në aspekti psikiatrik, po edhe atë neurologjik, e madje dhe atë kardiologjik”, thekson Taravari, drejtor i Neuologjisë në Spitalin e Shkupit.
Sipas Taravarit, nga sëmundjet e shëndetit mendor më të prekur janë personat nga mosha 20 deri 50-vjeçare.
“Gjenerues kryesor i stresit mbetet papunësia, problemet financiare, problemet e ndryshme, të cilat paraqiten në shoqëritë moderne, kështu që mund të them se janë të rinjtë ata të cilët vijnë për të kërkuar barëra të ndryshme për t`u liruar nga stresi”, bën të ditur Taravari, duke nënvizuar se disa orë në javë të kaluara në natyrë, janë mënyra më e mirë për ta menaxhuar stresin.
Por, duket se qytetarët e Maqedonisë nuk janë dhe aq shumë të prirë të kalojnë fundjavat në qendrat e ndryshme turistike të vendit, pavarësisht asaj se dikasteri i ekonomisë për vitin 2014 tashmë ka siguruar 200 mijë dollarë mjete për trajnimin, si dhe riedukimin e punonjësve turistikë në Maqedoni nga ekspertë botërorë, në mënyrë që të sillen më mirë dhe më profesionalisht me turistët në më shumë qendra turistike të vendit.
“Me vetë faktin se Maqedonia nuk paraqet destinacion skijimi, mendoj destinacion dhe aq të njohur skijimi, qendrat turistike të vendit janë të frekuentuara pothuajse nga një fluks i njëjtë gjatë tërë vitit, veçanërisht nga turistët e brendshëm”, thotë Kristian Xhambazovski, nga Agjencia për Zhvillimin e Turizmit.
Sipas tij, numri i vizitorëve në qendrat turistike malore në fillim të këtij viti, ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, Fatmir Sulejmani nga Shoqata e Bjeshkatarisë “Sytë e Sharit” thotë se është në rritje numri atyre, që i bashkohen shoqatës për kaluar fundjavat duke u ngjitur në mal, edhe pse thekson se ky lloj sporti megjithatë lidhet me mirëqënien ekonomike për ta praktikuar.
“Po bjeshkataria, ose ngjitja në mal, është një lloj sporti që do të thosha lidhet me mirëqënien e një shoqërie, sepse atë mund ta praktikojnë vetëm ata që kanë një punë të sigurt, njëherësh kanë dhe kohë të lirë dhe mund ta praktikojnë gjatë fundjavave. Dhe, në vend se të rrinë në kafene, një ditë t`ia kushtojnë bjeshkës, pra të dalin në natyrë dhe të relaksohen. Është e vërtetë se bjeshka ka fuqi relaksuese të madhe, veçmas në kohën e sotme ku jetojmë në një kohë shumë dinamike, të ngarkuar me shumë detyra pune, sfida jete dhe një ditë në bjeshkë është sikur të freskosh tërë javën që të pret pas asaj dalje”, thekson Sulejmani.
Ai thotë se ecja në mal jo vetëm që ndikon në zbarkimin e stresit, por krijon dhe raporte shumë të fuqishme mes njerëzve, lidhje këto që duket se shkëputen si pasojë e jetës dinamike.
“Po thuhet se të gjithë bjeshkatarët janë njerëz me energji pozitive. Në saje të kësaj energjie, ndoshta ne gjatë një dekade e gjysmë nga themelimi i shoqatës, kemi arritur të bëjmë shumë miq, jo vetëm këtu në Maqedoni, por gjithandej ku shtrihen Malet e Sharrit, në Kosovë. Thjesht, thënë ky lloj i aktiviteteve ka ndikuar që të rrisim numrin e miqësive tona, madje, këto janë dhe miqësi shumë të shëndosha, pa hile dhe pa interes. I vetmi interes është bjeshka, janë bukuritë që ofron natyra me pastërtinë dhe virgjërinë e saj”, përfundon Sulejmani.