Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për refuzimin ankesave të partive politike e në veçanti të Bashkimit Demokratik për Integrim për listën zgjedhore, ka ngritur tensionet të reja politike në vend.
Mbrëmë vonë KSHZ-ja me shumicë votash nuk miratoi një kërkesën e BDI-së për shlyerjen nga lista e votuesve të mbi 450 maqedonasve nga Pushteti i Shqipërisë, të cilët përveç që figurojnë në adresa të ndryshme në Maqedoni, të njëjtit janë paraqitur të votojnë edhe në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë për zgjedhjen e deputetit të diasporës.
Ndërkohë, Lidhja social demokrate konteston madje mbi 20 mijë persona, të cilët sipas saj, ndodhen në listën zgjedhore ndërkohë që të njëjtin ose kanë vdekur ose nuk jetojnë në Maqedoni.
Nënkryetar i KSHZ-së, Subhi Jakupi, fajin ia hedh para së gjithash Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila nuk ka lejuar verifikimin e këtyre të dhënave.
“Vetëm në Maqedoni mund të ndodhin gjëra të këtilla që Ministria e Punëve të Brendshme të regjistrojë votues të tillë, që ne i quajmë si votues administrativ fiktiv. Unë vlerësoj se duhet të merren masa dhe MPB-ja të jetë më e hapur, të bashkëpunojë me KSHZ-së dhe të jap mundësinë për verifikimin e këtyre të dhënave që ne të mund të dalim me vendim të saktë“, thotë Jakupi.
Por, nga Ministria e Brendshme thonë se lista zgjedhore është përgjegjësi të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ndërsa të gjitha pretendimet për keqpërdorim me votuesit i kanë vlerësuar si të motivuara politikisht.
“Çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin profesional të institucioneve duhet të adresohen në vendin përkatës. MPB-ja me përpikëri i kryen të gjitha aktivitetet të cilat kërkohen me ligj".
"Se si do të duket lista zgjedhore, nëse dikush do të fshihet nga lista, ose do të shtohet dikush mbi bazë të ankesave të atyre që i dorëzojnë ata, unë nuk do të mundem të përgjigjem, pasi nuk jam anëtare e KSHZ-së”, ka deklaruar ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duke i quajtur më tepër si politike akuzat e BDI-së për listën zgjedhore.
Maqedonia me një popullsi prej rreth 2 milionë banorë ka afër 1 milion e 750 mijë votues.
Dallimi kaq i vogël mes popullatës së përgjithshme dhe numrit të votuesve ka qenë në vazhdimësi objekt i polemikave nëse në vend ka të paktën 200 mijë votues që nuk ekzistojnë.
Osman Kadriu, ekspert për çështje jurdirike, thotë se lista zgjedhore duhet të paraqes gjendjen reale të votuesve, por që në rastin e Maqedonisë nuk ndodhë edhe në këtë cikël zgjedhor.
“Mjerisht edhe tani lista zgjedhore nuk pasqyron gjendjen reale të numrit të votuesve. Duke marr parasysh numrin e banorëve që ka Maqedonia dhe numrin e elektoratit që është mbi 1.7 milion bie në sy se këtu kemi të bëjnë me gjëra të palogjikshme dhe kështu vazhdojnë dilemat se kush duhet këtë çështje ta zgjidh, kush duhet ta pastron listën zgjedhore.Në vend të parë është KSHZ-ja dhe organet tjera. Por, kështu siç po ndodhë nuk jep garanci se edhe kësaj radhe do të kemi zgjedhje të lira“, thotë Kadriu.
Ai e quan si kundër-kushtetues edhe rastin me votuesve maqedonas nga Shqipëria të cilët janë regjistruar për votim edhe në Maqedoni por edhe në ambasadën në Tiranë.
Pas refuzimit të ankesave nga KSHZ-ja partitë politike kanë të drejt ankese në Gjykatën Administrative, por edhe në Gjykatën Supreme nëse rast se shkalla e parë refuzon sërish ankesat tyre.