Ndërlidhjet

Amnesty International fton Kuvendin ta miratojë ligjin për gratë e dhunuara


Ilustrim
Ilustrim

Amnesty International kërkon nga Kuvendi i Kosovës të garantojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo organizatë e të drejtave të njeriut, ka ftuar institucionin ligjvënës në Kosovë që në seancën e 20 marsit të miratojë amandamentimet ligjore, në bazë të të cilave viktimave të dhunimeve seksuale gjatë luftës do t’u njihej e drejta ligjore dhe respekti.

Të enjten Kuvendi i Kosovës diskuton ndryshimin dhe plotësimin e “Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre”.

Duke tërhequr vërejtjen se këto viktima ndjejnë midis tjerash pasiguri, turp, ndjenjë fajësie, depresion dhe mosbesim, Amnesty vlerëson se për pasojë, atyre u është mohuar qasja në ndihmë piskologjike, ekonomike, shëndetësore dhe forma tjera rehabilitimi.

AI ka mirëpritur nismën e presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, për të krijuar një Këshill Kombëtar për të mbijetuar e dhunimeve gjatë luftës.

“Dhunimi dhe krimet tjera të dhunës seksuale të kryera gjatë konfliktit në Kosovë janë të barabarta me krime lufte”, ka vlerësuar përmes një komunikate për shtyp, Amnesty International, për të shtuar se miratimi i ligjit të enjten është një hap përpara drejt arritjes së drejtësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG