Krimeja ka shpallur pavarësinë dhe ka aplikuar formalisht për t’iu bashkuar Federatës Ruse.
Parlamenti rajonal i Krimesë, me shumicë dërrmuese, ka mbështetur këtë hap në një seancë speciale. Deklarata është miratuar nga të gjithë 85 deputetët e pranishëm në asamblenë 100-anëtarëshe.
Ligjvënësit e Krimesë kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera që të njohin pavarësinë e sapodeklaruar.
Këto zhvillime ndodhin pas referendumit të së dielës, në të cilin, sipas autoriteteve, 96.8 për qind e votuesve kanë mbështetur ndarjen nga Ukraina të rajonit me shumicë ruse dhe bashkimin e tij me Rusinë.
Referendumi është cilësuar si i paligjshëm nga Qeveria e Ukrainës dhe vendet perëndimore. Kuvendi i Ukrainës ka shpërndarë Parlamentin e Krimesë në prag të referendumit.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të vendosin sanksione kundër 21 zyrtarëve ukrainas dhe rusë, për shkak të rolit të tyre në konfiskimin e Krimesë nga ana e Rusisë.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se Evropa duhet të dërgojë sinjalet më të fuqishme për Rusinë.
Ministri i Jashtëm polak, Rdaoslaw Sikorski, ka thënë:
“Kemi pushtim të Krimesë që nuk mund të kalojë pa përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar. Referendumi nuk ka qenë kushtetues, as legal, dhe zgjedhja e Krimesë nuk do të njihet nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo do të thotë se Bashkimi Evropian do të bëjë atë që ka thënë”.
Rusia thotë se referendumi i Krimesë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ligjvënës të lartë rusë kanë lënë të kuptohet se aneksimi formal i Krimesë është vetëm çështje kohe.
Ligjvënësit e Krimesë po ashtu kanë thënë se prona shtetërore në Ukrainë do të kombëtarizohet dhe do të bëhet pronë e Republikës së Krimesë.
Parlamenti po ashtu ka paraqitur rublën ruse si monedhë të dytë zyrtare dhe ka thënë se hryvnia ukrainase do të mund të përdoret në Krime deri më 1 janar të vitit 2016.
Kryetari i Parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, është cituar të ketë thënë se njësitet ushtarake të Ukrainës në rajon do të shpërbëhen.
Kryeministri i Krimesë, Sergei Aksynov, ka shkruar në Twitter se rajoni do të kalojë në kohën e Moskës më 30 mars.
Të hënën, Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një dekret presidencial për mobilizimin e 40,000 rezervistëve.(v.tela)