Të gjitha klinikat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për shumë vjet me radhë udhëhiqen me ushtrues detyre.
Në vitin 2012, më 18 janar, pas disa vjetësh udhëheqjeje me ushtrues detyre ishin shpallur emrat e gjashtëmbëdhjetë drejtorëve të rinj të klinikave dhe shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dhe ky konkurs u anulua një ditë më vonë.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, kishte thënë për Radios Evropa e Lirë, me datën 25 tetor të vitit 2013 se më 1 janar të vitit të 2014, të gjitha klinikat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do t’i kenë drejtorët e tyre.
Por kjo nuk ka ndodhur. Konkursi është shpallur për udhëheqës klinikash të të gjitha qendrave spitalore, derisa ditë më parë është anuluar, ka deklaruar zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.
"Ministria e Shëndetësisë ka dërguar për interpretim ligjor çështjen e konkurseve në zyrën ligjore të kryeministrit dhe jemi në pritje të një vlerësimi ligjor nga zyra e kryeministrit rreth konkursit. Ky konkurs është shpallur disa muaj më herët dhe gjithsesi ka kaluar një periudhë e gjatë kohore dhe nëse nuk merret një përgjigje e shpejtë në këtë drejtim, atëherë konkursi do të shkojë drejt dështimit", shprehet Fazliu.
Por Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në Qendrën Klinike Universitare ka bërë të ditur se situata e krijuar vitet e fundit po bëhet, siç thotë ai, sa për t'u dëmtuar sektori publik, dhe të fillojë privatizimi i saj.
"Drejtorët nuk janë zgjedhur, sepse sipas Ligjit për shëndetësi që është miratuar vitin e kaluar, do të përzgjidhet shërbimi kombëtar dhe pas bordit atëherë të procedohet zgjedhje e drejtorëve të klinikave. Një hierarki e tillë nuk po respektohet, dhe po shkelet ky Ligj i ri. Unë po mendoj që gjithë kjo katrahurë po bëhet sa për tu dëmtuar sektori publik dhe të fillojë privatizimi i tij", thotë Selmani.
Zoti Fazliu ka shtuar se tashmë është formuar bordi klinik universitar me vendimin e Qeverisë së Kosovës, pikërisht për këtë çështje.
"Është kërkuar interpretim ligjor pasi që konkursi ishte shpallur para se të hynte në fuqi statuti i shërbimit klinik spitalor universitar dhe ka pasur ndryshime statusore i tërë sistemi ka pasur një riorganizim, dhe si rrjedhojë ka pasur ndryshimin e funksionimit të krejt shëndetësisë".
"Është formuar bordi klinik universitar me vendim të Qeverisë, dhe bordi do të shpallë konkursin dhe mund të ndodhë që konkursi të dështojë në mënyrë që më pas bordi ta zgjedh drejtorin spitalor e pastaj të procedohet konkursi për drejtor të klinikave", bën të ditur Fazliu.
Ndërkaq zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se arsyeja e anulimit të konkursit ka qenë miratimi i bordit të shërbimit spitalor klinik universitar, bord ky që do të merret me çështjen e zgjedhjes së drejtorëve.
Faik Hoti, drejtor i departamentit të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë jep hollësi të tjera.
"Në QKUK ka qenë i hapur konkursi i shpallur prej kësaj qendre për drejtor të njësive të saj, mirëpo me 29 janar të këtij viti në Qeverinë e Kosovës është miratuar bordi i shërbimit spitalor klinik universitar të Kosovës, si një organ që do ta drejtojë këtë shërbim në bazë të ligjit të ri të shëndetësisë dhe i takon atij që të udhëheq çfarëdo procedure që ka të bëjë me zgjedhjen e drejtorit të QKUK-së apo edhe të njësive të kësaj qendre. Kjo ka qenë arsyeja që ka ardhur deri te ky ndryshim", shprehet Hoti.
Sidoqoftë, drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Njazi Gashi, ka deklaruar se edhe pse të gjitha klinikat janë udhëhequr me ushtrues detyre, kjo nuk ka ndikuar negativisht në punën e tyre.