Ndërlidhjet

Ukrainë: Forcat pro-ruse i marrin kapacitet ushtrake në Krime


Persona të paidentifikuar e të armatosur patrullojnë në rrugët e qytetit Simferopol në Krime të Ukrainës
Persona të paidentifikuar e të armatosur patrullojnë në rrugët e qytetit Simferopol në Krime të Ukrainës
Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se të ashtuquajturat forca të vetëmbrojtjes së Krimesë, po i marrin kapacitetet ushtarake të Ukrainës.

Agjencia Itar-Tass raporton se “shumë ushtarakë të pakënaqur me politikën e Kievit, po i nënshkruajnë letrat e dorëheqjeve dhe disa po shpallin se janë të gatshëm t’i kryejnë urdhërat e forcave të vetëmbrojtjes në Krime”.

Termi “forcat e vetëmbrojtjes” është bërë i zakonshëm për trupat pa shenja dalluese, që u paraqiten dje në Krime dhe gjërësisht besohet se janë pjesëtarë të afro 15 mijë trupave të marinës ruse të vendosur në gadishull.

Ka raporte, poashtu, se disa komandantë ukrainas kanë refuzuar t’i dorëzojnë bazat e tyre.

Koloneli i marinës së Ukrainës në një bazë të vogël afër qytetit Simferopol, Igor Mamchev, i tha televizionit Kanali 5 në Ukrainë se kishte refuzuar të “dorëzohet te trupat e Federatës ruse”, që kërkuan që ai ta pranonte mbrojtjen e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG