Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e opozitarëve iranianë


Mehdi Karubi dhe Mir Hossein Musavi
Mehdi Karubi dhe Mir Hossein Musavi
Uashingtoni i ka bërë thirrje Teheranit që të lirojë tre udhëheqës të opozitës, të cilët mbahen në arrest shtëpiak qysh në vitin 2011, pa u akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.

Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar apelin të premten, në trevjetorin e burgosjes së ish-kandidatëve presidencialë dhe liderëve të opozitës, Mehdi Karrubi dhe Mir Hossien Musavi, dhe të gruas së Musavit, Zahra Rahnavard, njëherësh aktiviste e të drejtave të grave.

Karrubi dhe Musavi kanë garuar në zgjedhjet e kontestueshme presidenciale të vitit 2009, në të cilat ish-presidenti Mahmud Ahmadinejad është shpallur fitues zyrtar.

Ata janë vënë nën arrest shtëpiak në shkurt të vitit 2011, pasi kanë bërë thirrje për protesta në mbështetje të Pranverës Arabe.

Amnesty International po ashtu ka bërë thirrje për lirimin e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG