Në muajt e ardhshëm mund të shihet finalja e kontestit madhor ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
Beteja po zhvillohet lidhur me praktikat dyshuese të gjigantit të energjisë së kompanisë shtetërore ruse Gazprom.
Kjo kompani për një kohë të gjatë e ka krijuar rrugën e vet në Evropë, duke dominuar në tregun e energjisë në kontinent megjithëqë, sipas kritikëve, ka përdorur mënyra që kanë kaluar pa ndëshkim.
Por, e gjithë kjo tash mund të ndryshojë.
Kontestit të gjatë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Gazpromit, lidhur me dyshimet për praktika të monopolit dhe fiksim të çmimeve - mospajtim që e karakterizon biznesin e modelit të Rusisë pas sovjetike kundër standardeve të Bashkimit Evropian për garë të lirë tregtare - me të shpejtë po i vjen fundi.
Kontesti do ta arrijë kulminacion këtë pranverë, kur Komisioni Evropian do t’i shpallë gjetjet e hetimeve dyvjeçare për Gazpromin.
Analistët thonë se këto gjetje nuk do të jenë miqësore për Gazpromin.
Edward Lucas, nga e përjavshmja londineze “The Economist” dhe njohës i mirë i rrethanave në Rusi, për këtë kontest thotë:
“Mendoj se para se gjithash, do të shohim një sasi spektakolare të publicitetit të keq për Gazpromin, pasi në ankesa do të gjenden të gjitha gjërat e këqija që i ka bërë Gazpromi, e pastaj do të kemi gjobitje, që mund të jenë shumë substanciale,dhe poashtu do të ketë mundësi për kompanitë, që kanë blerë gaz me çmim të lartë, të fillojnë procese gjyqësore kundër Gazpromit”, thotë analisti Edward Lucas, i cili pret që gjetjet e KE-së të publikohen në muajin maj.
Raporti negativ mund të ketë pasoja thellësisht të pakëndshme për Gazpromin, pasi mund të ketë gjobitje, të larta, publicitet të keq, dhe dëshmi, të cilat mund të shfrytëzohen kundër kompanisë Gazprom për procese gjyqësore.
Ky raport, mund ta detyrojë kompaninë e kontrolluar nga shteti i Rusisë për t’i ndryshuar praktikat e saj në kontinent.
Duke u përpjekur për t’iu shmangur këtyre gjërave të pakëndshme, Rusia po përpiqet të arrijë marrëveshje parandaluese me Komisionin Evropian.
Delegacionet ruse disa herë e kanë vizituar Brukselin gjatë muajve të fundit, por detajet e negociatave janë mbajtur në fshehtësi.
Brukseli për disa vjet e ka lejuar Gazpromin që të operojë me praktika monopoliste në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës, për shkak të realitetit historik dhe tregtar, që ishte vështirë të ndryshohet.
Prandaj, shtrohet pyetja se përse Brukseli është i gatshëm ta sfidojë tash Gazpromin?
Agata Lokot-Strachota, analiste e politikave të energjisë në Qendrën për Studime Lindore me seli në Varshavë, konsideron se njëri nga faktorët është ndjenja e re e besimit brenda zyrave të Komisionit Evropian për energji dhe garë korrekte.
“Brukseli dëshiron që legjislacioni i tij të zbatohet, përfshirë edhe në sektorin e gazit".
"Nuk dëshiron realisht një raport të veçantë me asnjë palë, situatë që do të krijohej nëse një pjesë e legjislacionit nuk do të implementohej”, thotë Agata Lokot-Strachota.
Për shkak të pozicionit monopolist të kompanisë, në disa shtete të Bashkimit Evropian, që dikur ishin satelitë sovjetikë, konsumatorët kanë paguar çmim një herë e gjysmë më të lartë për gaz se sa që kanë paguar konsumatorët në shtetet perëndimore në BE.
Kjo ka ndodhur për shkak se tregu perëndimor i BE-së i ka disa burime të gazit, përfshirë Detin Verior, Arikën Veriore, Lindjen e Mesme, dhe Rusinë.
Eksperti për Rusinë në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme në Berlin, Stephan Meister, thotë se Brukseli dëshiron ta hapë Evropën Lindore që të kenë mundësi për burime të shumëfishta për gaz.
“Nëse do të ketë më tepër liberalizim atëherë do të ketë më tepër kompani, përfshirë kompanitë nga Azerbajxhani ose Turkmenia, ose nga Azia Qendrore, që dërgojnë gaz nëpërmjet gyp-sjellësit të Gazpromit".
"Pra, ka disa mundësi për t’i përdorë gazsjellësit për promovimin e garës dhe opsione të tjera, për të cilat është diskutuar në Poloni dhe në shtetet e tjera”, thotë analisti Meister.