Ndërlidhjet

Al-Zawahri: Grupet islamike në Siri të bashkohen


Al-Zawahri
Al-Zawahri
Lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, raportohet se i ka ftuar grupet islamike në Siri për t’i ndalur sulmet ndaj njëra-tjetrës, dhe të fokusohen në përmbysjen e qeverisë së Sirisë.

Kjo thirrje u bë në një audio mesazh 5 minutësh, që besohet se është nga al-Zawahri, i postuar mbrëmë vonë në Internet.

Në këtë mesazh, al-Zawahri thotë se qëllim i luftës në Siri është përmbysja e presidentit, Bashar al-Assad, dhe qeverisë së tij.

Ai, mëtutje, ka kërkuar “përfundimin e menjëhershëm të luftimeve ndërmjet vëllëzërve në xhihad dhe islam”.

Grupet Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, të ndërlidhura me al-Kaidën, prej fillimit të muajit janar ishin të involvuara në luftime me grupet e tjera islamike, disa prej të cilave janë, gjithashtu, të ndërlidhura me al-Kaidën, në hapësirat e Sirisë veriore.

Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë qindra njerëz.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG