Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, lajmëron se takimi i radhës ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, do të zhvillohet më 27 janar.
Në një komunikatë për medie, zyra e baroneshës Catherine Ashton shkruan se dialogu që po zhvillojnë kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq për normalizimin e raporteve ndërmjet të dy vendeve, do të prek çështjen e konstituimit të komunave në veri, dhe çka tutje.
“Takimi do të zhvillohet pas inaugurimit të suksesshëm të tri komunve në veri, nga katër sa janë. Tani palët kanë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre në këtë aspekt, dhe të çështjeve tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së [19] prillit”, thuhet në këtë komunikatë, të nënshkruar nga zëdhënësja Maja Kocijançiq.
Në këtë takim thuhet edhe se mund të diskutohen edhe hapat e ardhshëm që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.