Ndërlidhjet

Atmosfera festive në Shqipëri


Pamje nga Tirana, foto nga arkivi
Pamje nga Tirana, foto nga arkivi
Mijëra besimtarë katolikë u mblodhën në mesnatën e datës 24 në katedralen e Shën Palit në Tiranë, për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin e krishterë mes lutjesh, ndezjes së qiririt dhe faljes, siç është dhe rituali i kësaj dite.

Mesha e Krishtlindjes u mbajt nga arkipeshkvi katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi.

Ndërsa për besimtarët ortodoksë mesha u mbajt paraditen e datës 25 në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Me rastin Krishtlindjeve politikanët kanë dhënë mesazhet e tyre për besimtarët e krishterë.

Presidenti Bujar Nishani u ka uruar festën besimtarëve të krishterë nga Ipeshkëvia katolike në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama përcolli urimet në Katedralen Ortodokse.

“Është një festë e të gjithëve. Jemi optimistë që viti që vjen të jetë nën këtë frymë shenjtërie” tha ai.

Kryeparlamentari Ilir Meta tha nga Katedralja Ortodokse: “Është një ditë që na fton të jemi më të bashkuar, solidar për të punuar së bashku për këtë Shqipëri që e dëshirojnë të gjithë shqiptarët”.

“Dua të shpreh krenarinë që jam kryetar i Bashkisë së një qytetit, që feston këtë festë si dhe festat e tjera, nën frymën e tolerancës dhe të besimit dhe duhet që ta kultivojmë këtë frymë”, deklaroi kreu i PD-së dhe i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pas vizitës në kishën Ortodokse në Tiranë.

Festa e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ka sjellë emigrantët në vendlindje. Pikat kufitare janë përballur me një fluks udhëtarësh që donin të hynin në Shqipëri.

Kakavija mbetet një ndër pikat më të ngarkuara ku vetëm gjatë paradites së datës së Krishtlindjeve, kanë hyrë rreth 3,500 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, dhe 1,000 automjete.

Pala greke ka punuar me 3 sportele, por gjatë orëve të natës deri në mëngjes nuk ka punuar.

Kjo solli radhë kilometrike në territorin e tyre. Hyrje të emigrantëve, por me më pak intensitet ka pasur edhe në dy pikat e tjera kufitare të Qarkut te Gjirokastrës, ajo e Tre Urave në Përmet dhe e Drimadhës.

Megjithatë, duket se këtë vit atmosfera e festës nuk është ashtu siç pritej.

Çmimet nuk kanë pësuar rritje të ndjeshme, por sipas tregtarëve, ka rënë fuqia blerëse, çka do të thotë se buxhetet ekonomike të qytetarëve shqiptarë janë më të reduktuara këtë fundvit, e më të zbrazura për nisjen e vitit të ri 2014.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG