Ndërlidhjet

Khodorkovsky: Ka edhe shumë të burgosur tjerë politik në Rusi


Berlin - Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë, flet për gazetarë në konferencën e tij të parë pas lirimit nga burgu, 22 dhjetor, 2013
Berlin - Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë, flet për gazetarë në konferencën e tij të parë pas lirimit nga burgu, 22 dhjetor, 2013
Tajkuni i dikurshëm i naftës Mikhail Khodorkovsky tha sot se shumë të burgosur të tjerë politik mbesin prapa grilave në Rusi.

Duke folur në Berlin, në konferencën e parë për shtyp, dy ditë pasi është liruar nga burgu, Khodorkovsky tha se “askush s’duhet të më shoh mua si simbol, sepse ka edhe të burgosur të tjerë [politik] në Rusi”.

50 vjeçari, i cili shkoi në Gjermani menjëherë pas lirimit nga burgu-pasi e fali presidenti rus Vlladimir Putin përmes aprovimit të ligjit të amnistisë-tha që nuk e di se sa gjatë do të qëndroj në Gjermani, ku është ribashkuar me familjen e tij të ngushtë.

I pyetur nëse do të kthehet në Rusi, Khodorkovsky tha se nuk ka garanci që nëse kthehet, atij do t’i lejohet që të lëshoj Rusinë prapë.

Ai tha se nuk do të hyjë në politikë ose të kërkoj kthimin e pronës së tij, ish-kompaninë e përpunimit të naftës Yukos.

Khodorkovsky ka qëndruar për 10 vjet në burg, ndërsa është dashur të mbaroj denimin në muajin gusht të vitit 2014.

Para burgosjes së tij nën akuza për mashtrim dhe evazion fiskal, Mikhail Khodorkovsky ishte njeriu më i pasur në Rusi.

Ndërsa sot, nuk dihet se sa është fitimi i tij neto.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG