Ndërlidhjet

Turqi: Djemtë e ministrave dhe 14 të tjerë në burg


Turqi - Policia duke bërë roje para ndërtesës së një gjykate në Istambull, 21 dhjetor, 2013
Turqi - Policia duke bërë roje para ndërtesës së një gjykate në Istambull, 21 dhjetor, 2013
Policia turke ka arrestuar 16 persona, përfshirë edhe djemtë e dy ministrave të kabinetit, dhe menaxherin kryesor të Halkbank, gjatë një super hetimi për korrupsionin.

Televizioni CNN Turk dhe mediet tjera raportuar për arrestimin e sotëm, përderisa qeveria vazhdon të ngjyros këtë hetim si të motivuar politikisht, që ka për synim diskreditimin e ekzekutivit në sytë e opinionit, para zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe presidenciale.

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është kundërpërgjigjur duke larguar krerët e njësive të ndryshme policore nga postet e tyre, përfshirë 14 prej tyre të premten.

Erdogan ka larguar të enjten po ashtu nga puna edhe komisionerin e policisë në Istambull.

Hetimet po zhvillohen nën dyshimet për mitdhënie dhe mashtrim në lidhje me paqesat e Turqisë për resurset energjetike të Iranint, të cilat besohet se janë konvertuar nga para të gatshme në ari.

Dërgesa e arit besohet se i është dorëzuar Teheranit përmes Dubait, përkundër sanksioneve ndërkombëtare që ka Irani për import/ekspert të metaleve të çmuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG