Borxhi i jashtëm i sektorit privat në Kosovë, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka arritur vlerën prej 1.1 miliard eurosh, apo përbën 74 për qind të borxhit të jashtëm bruto, që arrin në 1.5 miliard euro, apo nëntë për qind më i lartë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, thonë se pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja (612.4 milionë euro), e pasuar nga huamarrjet e bankave komerciale - 183 milionë euro dhe huamarrje të firmave kosovare që importojnë mallra nga vendet tjera – 160 milionë euro.
Këto huamarrje janë bërë për qëllime të ndryshme, varësisht prej nevojave të huamarrësve. Sipas BQK-së, bankat komerciale zakonisht marrin hua nga jashtë për të rritur burimet e financimit të kredive në Kosovë, apo për nevoja të tjera. Tregu është i lirë nga aspekti ligjor.
Një ndër bankat më të mëdha në Kosovë, Raiffeisen Bank, ka borxh të jashtëm që ka huazuar kryesisht nga bankat e mëdha ndërkombëtare. Deri në fund të muajit shtator, Banka Raiffaisen ka huazuar në vlerë prej 1.37 milionë euro vetëm nga Banka Zhvillimore Gjermane, thotë Iliriana Tahiraj, zëdhënëse në këtë institucion.
“Banka Raiffeisen ka edhe hua nga Zyra qendrore e Raiffeisen Bank International (RBI) me qendër në Vjenë (në formë të kapitalit të klasit të dytë). Por, sërish shuma është e kufizuar. Kjo tregon se huazimet nga jashtë janë minimale dhe burimet e fondeve për bankat kosovare, në përgjithësi, janë nga depozitat e klientëve kosovarë”, thotë Tahiraj.
Por, sa rrezikon qëndrueshmërinë dhe likuiditetin e bizneseve borxhi i sektorit privat?
Ekspertë për çështje ekonomike në vend thonë se varet shumë arsyeja për çfarë është marrë ai borxh.
Lekë Musa, ish-kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, konsideron se borxhi aktual i sektorit privat nuk është në nivelin e rrezikut të lartë. Megjithatë, ai thotë se sektori privat ka ende shumë hapësirë për financim, sepse thjesht projektet e vëllimit të madh, nuk kanë ndonjë alternativë tjetër, përveç financimit nga jashtë.
“Unë mendoj se sektori privat është likuid dhe problemi qëndron te mungesa e opsioneve të ndryshme ekonomike, me të cilat do të mund të investohej dhe kreditohej më shumë. Ekziston një farë ‘krize e ideve’ në Kosovë dhe kjo, në një formë, ka shtyrë deri te mbingarkimi i disa industrive me kredi. Dhe, në anën tjetër, sektorë të ndryshëm kanë mbetur pa u zhvilluar”, vlerëson Musa.
Ndryshe, sipas statistikave të Bankës Qendror të Kosovës, gjatë këtij viti vërehet rritja e borxhit të sektorit privat, krahasuar me vitin 2010.
Në vitin 2010, borxhi i jashtëm ishte 1. 022.4 miliard euro, në vitin 2011- 1.106.70 miliard euro, në vitin 2012 borxhi ka arritur në 1.116.2 miliard, kurse vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2013, vlera e borxhit të jashtëm të sektorit privat ka arritur në 1.119. 5 miliard euro.