Të mërkurën mbrëma, në Qendrën për Kulturë të Beogradit është hapur ekspozita, e cila flet për krimet e forcave serbe ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, më 1999. Në prag të hapjes, policia ka larguar dhjetëra protestues, kryesisht pjesëtarë të organizatave djathtiste, që kanë kundërshtuar projektin artistik.