Ndërlidhjet

Jetësohet Fondi për Zhvillimin e Veriut


Kosovë - Pika kufitare në Jarinje, në veri të Kosovës (Ilustrim)
Kosovë - Pika kufitare në Jarinje, në veri të Kosovës (Ilustrim)
Është zhvilluar sot mbledja e parë e bordit drejtues që do të menaxhoj me fondin e posaçëm zhvillimor për veriun e Kosovës, bënë të ditur një komunikatë e lëshuar nga Zyra e Bashkimti Evropian në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi, bordi përbëhet nga Danijella Zubac, si përfaqësuese e serbëve të veriut, ministri i financave Besim Beqaj dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Po ashtu në këtë komunikatë bëhet e ditur se është konfirmuar edhe llogaria e Fondit të Veriut në njërën prej bankave në Prishtinë.

Në fund, komunikata shkruan se, ashtu sikurse e parasheh marrëveshja e 19 prillit, dhe në pajtim me marrëveshjen Kosovë-Serbi për doganat, mbledhja e të ardhurave nga doganat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnnjak, do të derdhen në këtë këtë konto.

Këto predispozita, do të hyjnë në fuqi që nga e shtuna, 14 dhjetor 2013, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG