Ndërlidhjet

Shqipëri, Kosovë dhe Mal i Zi, lindin më shumë djem se vajza


Ilustrim
Ilustrim
Një studim në Francë ka gjetur jobalancë të rëndë në numrin e vajzave dhe djemve të lindur në Kaukaz dhe në Ballkan, duke indikuar se pjesë të këtyre rajoneve janë përplot me aborte selektive.

Abortet selektive të gjinisë, që shpeshherë sjellin asociacion me Kinën dhe Indinë, janë shtuar në këto rajone, prej fillimit të viteve të 90-ta, sipas studimit nga Instituti Kombëtar për Studime Demografike në Francë.

Sipas studimit, shkalla e gjinisë në vendet e Kaukazit Jugor, në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji, dhe në pjesë të Ballkanit, e veçanërisht në Shqipëri, ka rritur ndërmjet 110 – 117 djem në 100 vajza.

Kjo shkall konsiderohet si jobalancë nëse ajo e arrinë numrin prej 105 djemve në 100 vajza.

Në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, kjo shkallë është më pak e theksuar, pasi ajo ka arritur nivelin 110-111 djem në 100 vajza, raporton AFP.

“Këmbëngulja në vlerat patriarkale tradicionale mbetet në zemër të preferencës për lindje të mashkullit në këto rajone”, thuhet në studimin e institutit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG