Ndërlidhjet

Rashkë: Të martën nisin gërmimet në një varrezë të dyshuar masive


Një lokacion i dyshuar si varrezë masive në Rashkë, foto nga arkivi
Një lokacion i dyshuar si varrezë masive në Rashkë, foto nga arkivi
Nesër në Rashkë të Serbisë vazhdojnë gërmimet në një lokacion ku dyshohet për varrezë masive, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë e kosovës, përmes një komunikate për shtyp.

Në komunikatë thuhet se "gërmimet do të vazhdojnë nga një ekip i përbërë nga ekspertë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të kryesuar nga Drejtori i këtij Departamenti, Arsim Gërxhaliu dhe një ekip ekspertësh nga EULEX-i".

"Gërmimet ku është punuar edhe para dy muajve, kësaj radhe pritët të zgjasin pesë ditë, ndërsa nëse ky lokacion rezulton negativ, në pranverë të vitit të ardhshëm, po ashtu në Rashkë pritët të hapen edhe dy lokacione tjera të dyshuara", thuhet mes tjerash në komunikatën e shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG