Të diskriminuara, qasje të kufizuar në punësim, edukim, kujdes shëndetësor, janë vetëm disa faktorë që po kontribuojnë në cenimin dhe margjinalizimin e thellë të grave të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas në Kosovë.
Kështu të paktën janë shprehur gratë e këtyre komuniteteve të intervistuara përmes një pyetësori të titulluar "promovimi i fuqizimit ekonomik", të bërë nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë.
Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, kanë paraqitur një gjendje shqetësuese të grave rome, ashkali dhe egjiptase.
Pavarësisht miratimit të një kornize të gjerë dhe të avancuar ligjore, si për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, ashtu edhe për promovimin e barazisë gjinore, kushtet e përditshme të grave rome, ashkali dhe egjiptase në Kosovë, vlerësohet të mos jetë përmirësuar gjatë viteve të fundit.
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Organizatave të grave rome, ashkali dhe egjiptase në Kosovë Shpresa Agushi, thekson se fuqizimi ekonomik i këtyre grave është një fushë që nuk është punuar fare nga institucionet e Kosovës.
Sipas saj, mungesa e përgatitjes shkollore dhe diskriminimi gjinor dhe etnik që iu bëhet grave të këtyre komuniteteve, janë pengesa të theksuar për integrimin të tyre në shoqërinë kosovare.
“Punësimi është ndoshta që ndikon më së lehti që këto tre komunitete të integrohen më lehtë në shoqërinë kosovare, të përmirësohet çështja e sigurisë, çështja sociale qëndrueshmëria, edukimi dhe shumë fusha tjera që përfshin jeta e përditshme”, vlerëson Agushi.
Duke mos pasur zgjidhje tjetër, për shkak të mos përfshirjes në punësim tregon Agushi, gratë e komuniteteve romë ashakli dhe egjiptas janë të detyruara të lindin fëmijë që për të marrë ndihmë sociale.
Institucionet e Kosovës, shton ajo, duhet trajtuar urgjentisht diskriminimin mbi baza gjinore dhe të përmirësojnë gjendjen e këtyre grave.
Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli thekson se të gjitha çështjet që lidhen me integrimin e komuniteteve, përfshirë edhe çështjen gjinore janë duke u adresuar tani me përkushtim të plotë.
“Unë nuk e mohoj faktin se këto gra përballen me sfida të shumëfishta në përditshmëri dhe pranoj që kjo çështje është edhe më delikate, duke marrë parasysh se këto gra i përkasin komuniteteve të cilat ende plotësisht nuk janë të integruara në shoqëri”, shton Kasapolli.
Nga projekti "promovimi i fuqizimit ekonomik" janë përfituese disa gra të komuniteteve romë ashkali dhe egjiptas.
Fatime Haliti, përfituese e projektit është nga qyteti i Prizrenit. Ajo thotë se iu është ndarë një shumë simbolike për hapjen e një salloni ondulomi.
“Shumë pak gjendja ekonomike dhe sociale është përmirësuar. Me kësi lloj grantesh nuk mund të përmirësohet gjendja ekonomike shumë, por jemi socializuar”, shprehet ajo.
Edhe, Elvane Qarri nga Gjakova, është përfituese nga ky projekt. Përveç trajnimeve që i ka marrë për zhvillimin dhe krijimin e biznesit iu është dhënë një grant për fillimin e një biznesi në bletari.
“Prej momentit kur e kemi përfunduar trajnimin kemi filluar me bletari, pasi që qëllimi është krijimi i një biznesi familjar. Ne kemi porositur 3 deri në 6 koshere blertësh, dhe në pranverë do t’i kemi këto bletë, gjatë verës do të punohet, dhe në verën e vonshëm ose vjeshtën e hershme ne do ta kemi mjaltin në panaire ose në treg”, tregon Qarri.