Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor është zhvilluar normalisht me disa incidente të vogla, të cilat nuk kanë dëmtuar procesin zgjedhor.
Në disa qendra të vendvotimeve nëpër komunat ku është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, sipas Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa parregullsi, me ç'rast janë arrestuar tetë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe pengim të procesit zgjedhor.
Në aspektin e sigurisë, Policia e Kosovës ka vlerësuar se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe incidentet e evidentuara nuk kanë dëmtuar procesin zgjedhor.
Koordinatorja për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se procesi zgjedhor i raundit të dytë të zgjedhjeve komunale ka qenë më i qetë, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 3 dhjetor.
“Prokuroria vlerëson një proces të qetë krahasuar me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 3 dhjetor 2013 dhe ky është rezultat i punës së prokurorëve me këtë rast Prokuroria e shtetit falënderon qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, për bashkëpunimin e treguar me qëllim të parandalimit të veprave penale”, ka deklaruar Pula.
Personat e arrestuar, sipas Prokurorisë së Shtetit, kanë kryer vepra penale të sanksionuara me Kodin e ri penal të Kosovës.
Parregullsitë e shënuara nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit kishin të bëjnë me fotografim të votës, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku një komisionar nga një parti politike kishte votuar në emër të një personi tjetër.
Po ashtu, Policia e Kosovës kishte arrestuar persona për armëmbajtje pa leje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se përveç këtyre rasteve, ka pasur edhe informacione të tjera raste që kanë pasur për qëllim prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por që nuk kanë dëmtuar procesin zgjedhor.
“Të gjitha rastet e potencuar nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe i tërë procesi ka kaluar i qetë. Edhe në pjesën veriore procesi ka kaluar i qetë pa asnjë incidente kështu që i tërë procesi zgjedhor ka kaluar i qetë në tërësi”, ka theksuar Kelani.
Në anën tjetër, sipas vlerësimit të përgjithshëm të vëzhguesve të Koalicionit të OJQ-ve “ Demokracia në veprim”, procesi i votimit është zhvilluar i qetë, me disa incidente, të cilat ishin të izoluara dhe me ndërhyrje të shpejtë të institucioneve përgjegjëse.
Parregullsitë e evidentuara gjatë ditës nga vëzhguesit në vendvotime
Koordinatorja për zgjedhje nga Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se kanë pasur shumë informacione, të cilat janë verifikuar nga Policia e Kosovës.
“Kemi një rast të hapur në Gjilan me një person të arrestuar për 48 orë për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ky person është komisionar nga një parti politike, i cili ka votuar në emër të një personi tjetër. Në Lipjan një vëzhgues është arrestuar dhe ndalur për vepër penale, armëmbajtje pa leje, po ashtu në Mitrovicë është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje”, bën të ditur Pula.
Po ashtu, sipas Prokurorisë së Shtetit, në Mitrovicë dy komisionarë janë arrestuar për pengim të procesit të votimit, ndërkaq në Prizren një zyrtar i lartë I KQZ-së është ndaluar nga policia.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se përveç këtyre rasteve ka pasur edhe informacione për të tjera raste që kanë pasur për qëllim prishjen e rendit dhe qetësisë publike .
“Vlen të theksohet se në aspektin e sigurisë situata është e qetë në tërë territorin e Kosovës dhe nuk ka asnjë rast që të pengojë procesin zgjedhor”, ka thënë Kelani.
Në anën tjetër, Driton Selmanaj nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka treguar për disa parregullsi të evidentuara edhe nga vëzhguesit DNV-së.
Selmanaj ka theksuar se nga terreni vëzhguesit kanë raportuar për një numër të madh të rasteve të votimeve familjare, në të gjitha qendrat e votimit.
“Parregullsi të tjera që janë raportuar janë në Prishtinë në shkollën 'Asim Vokshi' nuk ka punuar llampa për disa minuta dhe është ndërprerë votimi, ndërsa pas një kohe ka rifilluar votimi. Është raportuar se një person ka tentuar të votojë me dokument identifikimi të vajzës së tij”, ka thënë Selmanaj.
Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se është raportuar për tentim për të votuar më shumë se një herë dhe tentim për të votuar me dokumente identifikimi fals.
Ndërkaq, partitë politike, përmes komunikatave për media kanë raportuar për parregullsi në disa vendvotime. Ata kanë deklaruar se janë vëzhguesit e partive kanë vërejtur persona duke bërë presion dhe shantazh votuesve në disa qendra.