Të gjithë prindërit, të cilët abuzojnë me fëmijët e tyre, gjegjësisht i detyrojnë të dalin për të lypur në rrugë apo ushtrojnë dhunë ndaj tyre, me Ligjin e ri rrezikojnë deri në 10 vjet burg.
Ndërsa, fëmijët do t'u merren atyre nga Qendrat sociale në vend, ka bërë të ditur kështu ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, duke komentuar detajet e ligjit të ri për familje, miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
“Nëse për herë të parë ndodh keqpërdorim apo shpërfillje e të drejtave prindërore, gjegjësisht prindi e detyron dhe e shfrytëzon fëmijën për të lypur në rrugë, Qendra për Punë Sociale fillimisht do ta paralajmërojë prindin për mangësitë dhe duhet të marrë vendim për mbikëqyrje të vazhdueshme mbi ushtrimin e të drejtës prindërore”.
“Por, nëse prindërit, pavarësisht paralajmërimeve, sërish detyrojnë fëmijën të lypë apo ushtron dhunë ndaj tij, Qendra është e obliguar që përkohësisht t'ua marrë fëmijën, si dhe detyrimisht të iniciojë procedurë para gjykatës kompetente dhe të ngrejë padi penale kundër prindit në fjalë”, ka sqaruar Spasov.
Ministri Spasov ka theksuar se Qendra për Punë Sociale në bazë të Ligjit në fjalë do të jetë e obliguar t'u sigurojë përkujdesje përkatëse fëmijëve, të cilët i janë nënshtruar dhunës në çfarëdo forme të jetë ajo, duke ndërmarrë masa konkrete të parapara me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve të mitur.
Si keqpërdorim apo shpërfillje e ashpër e detyrave prindërore, vlerësohet edhe nëse prindi ushtron dhunë fizike apo emocionale mbi të.
Ndërkaq, Gjynere Nebiu nga iniciativa qytetare “ANTIKO”, konsideron se gjendja e vështirë ekonomike, është ajo që e prish konceptin e ndërtimit të një familjeje të shëndoshë dhe cenon realizimin e të drejtat e fëmijëve.
“Në të shumtën e rasteve gjendja ekonomike është ajo, e cila vjen deri në një shkallë aq të padurueshme saqë sjell një ambient të tensionuar ku nuk ka respekt të ndërsjellë mes dy prindërve, njëherësh promovohen vlera jo të barabarta gjë që ndikon në mënyrë shumë negative në edukimin, si dhe zhvillimin psikofizik të fëmijëve”, shprehet Nebiu nga organizata joqeveritare “ANTIKO”, e cila merret me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për një shoqëri pa dhunë.
Edhe Dragi Zmijanac, drejtues i organizatës joqeveritare për të drejtat e fëmijëve, konsideron se është për t`u përshëndetur vendimi i Qeverisë që të ashpërsojë dënimet për të gjithë ata që në çfarëdolloj mënyre i keqpërdorin ata, por, sipas tij, shteti duhet të krijojë kushte që të gjithë fëmijët të përfshihen në sistemin arsimor.
“Si masë parandaluese shteti duhet të ndikojë në atë mënyrë që të përfshihen të gjithë fëmijët edhe në ndjekjen e arsimit parashkollor, si dhe të sigurohen beneficione të ndryshme për kategoritë e ndjeshme të familjeve me status të rrezikuar social”, thekson Zmijanac.
Sipas tij, përfshirja e fëmijëve në kopshte, mundëson që një pjesë e fëmijëve me kushte të vështira ekonomike të paktën tetë orë të jenë në një vend të sigurt dhe që u siguron ushqim të paktën dy herë në ditë. Kjo, thotë Zmijanac, mund të arrihet përmes një ndihme materiale për familjet e varfra që të paguajnë kopshtet.
“Një fëmijë në shkollë do të thotë një fëmijë më pak në rrugë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se tërësisht nuk do të çrrënjoset detyrimi i fëmijëve të punojnë në moshë të mitur po gjithsesi do të zvogëlohet, sepse përfshirja vetëm e 10 për qind e fëmijëve në kopshte, vërtet paraqet problem”, potencon Zmijanac.
Nga ana tjetër, Gjynere Nebiu si problem apostrofon dhe faktin se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë njohuri të mjaftueshme për dhunën psikike, e cila është e pranishme në familje dhe që zakonisht ushtrohet në sy të fëmijëve duke rezultuar me pasoja afatgjata për më të vegjlit.
“Zakonisht, në familjet, ku ka dhunë të dhënat flasin se 95 për qind e rasteve si viktima paraqiten gratë, dhe në ato ambiente ku jetojnë ata fëmijë ku prezent është dhuna, të dhënat tona tregojnë se pikërisht ata paraqiten si persona që ushtrojnë dhunë, pra ky fenomen përcillet”, shprehet Nebiu.
Ndryshe, brenda këtij viti, 14 prindërve nga Shkupi dhe 9 të tjerëve nga vendet e tjera të Maqedonisë u është marrë e drejta prindërore gjatë procedurave gjyqësore për shkak të shkeljeve të Ligjit për familje.
Por, tani me ndryshimet, të cilat parashihen në Ligjin e ri për familje, prindërit që ushtrojnë dhunë ose keqpërdorin fëmijët, pos që do të humbin të drejtat ndaj tyre do të ballafaqohen me dënime të larta në të holla, si dhe burg deri në dhjetë vjet.