Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Presidentin Bujar Nishani, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Në urim, mes të tjerash, thuhet, “Kam nderin e veçantë t’ju shpreh urimet më të përzemërta, të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë Tuaj dhe popullit shqiptar”.
“Në këtë ditë të kremtimeve, iu përcjell përgëzimet për përparimin e vazhdueshëm që Shqipëria po bën drejt ofrimit të mundësive të mëdha për qytetarët e saj dhe përkushtimin e treguar në forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me të gjitha vendet fqinje, që ndihmon paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore”, thuhet në urimin e presidentes Jahjaga.
“Mbetem e përkushtuar që të forcojmë marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi ndërmjet dy vendeve tona, në të mirë të së ardhmes së qytetarëve tanë” përfundon urimi.