Ndërlidhjet

Poliomeliti në Siri ka prejardhjen nga Pakistani


Vaksinimi i fëmijëve nga poliomeliti.
Vaksinimi i fëmijëve nga poliomeliti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sëmundja e poliomelitit që ka paralizuar 13 fëmijë në Siri, ka të bëjë me një tendosje të virusit nga Pakistani.

OBSH ka thënë se poliovirusi i ngjashëm është shpallur edhe në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Organizata ka thënë se janë duke u zbatuar planet për vaksinimin e më shumë se 20 milionë fëmijëve në Lindjen e Mesme, pas rishfaqjes së poliomelitit në Siri.

Vaksinimet do të bëhen në Egjipt, Irak, Jordani, Liban, Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, Siri dhe Turqi.

Poliomeliti, sëmundje infektive, e cila mund të dëmtojë sistemin nervor të personit, është endemike në tri vende: Pakistan, Afganistan dhe Nigeri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG