Tridhjetë vjet më parë, Anglia ka pasur reputacion në gjithë botën për huliganizëm në futboll, i cili shpesh është quajtur “sëmundje angleze”.
Që nga ajo kohë, ky vend ka bërë hapa të mëdhenj në çrrënjosjen e dhunës dhe të abuzimit racial nga sporti.
Dhe tani, derisa Rusia lufton për të frenuar huliganizmin dhe përgatitet për të mirëpritur Kupën e Botës më 2018, qasja e Anglisë është parë si shembull që mund të ndiqet.
Për të pastruar futbollin anglez, janë dashur përpjekje masive nga policia, autoritetet e sportit, gjykatat, klubet e futbollit dhe mbështetësit.
Stadiumet kanë rritur kontrollin e turmave dhe ndaj atyre që kanë thyer ligjin, janë marrë masa më të forta. Për shembull, tifozët që kanë shkaktuar trazira publike, janë ndaluar të ndjekin ndeshjet e ekipeve të tyre në vend dhe jashtë tij.
Zero tolerancë është aplikuar edhe ndaj racizmit. Abuzuesit, me raste, janë ndaluar përjetësisht të hyjnë në stadium ose janë përballur me ndjekje ligjore.
Por, Piara Powar, drejtor ekzekutiv i rrjetit anti-diskriminues Futbolli Kundër Racizmit në Evropë, thotë se masat e ashpra të sigurisë janë afatshkurtra. Ai thotë se faktori më i rëndësishëm në Angli ka qenë edukimi dhe angazhimi i komunitetit.
“Ajo që ne dimë është se të qenët shtypës dhe të miratosh ligje, nuk është asnjëherë mjaft e mirë. Grupet e tifozësve duhet të edukohen dhe angazhohen. Të ndërmerren ndoshta edhe projekte që punojnë me shkelësit më të mëdhenj”, thotë Powar.
Në Angli janë themeluar dhjetëra organizata anti-raciste. Ato financohen nga autoritetet e sportit dhe përfshijnë pjesëmarrjen e klubeve të futbollit, si dhe të lojtarëve të tanishëm dhe të kaluar. Me kalimin e kohës, ato kanë arritur të ndryshojnë qëndrime.
Rusia, në përpjekje për të parandaluar huliganizmin dhe racizmin në ndeshjet që do të zhvillohen gjatë Kupës së Botës, ka përdorur ligjet angleze si shabllon për legjislacionin kundër huliganizmit, të miratuar në muajin qershor.
Sipas të ashtuquajturit Ligj i Tifozëve, i cili do të hyjë në fuqi në muajin janar, gjobat për shkelje të rregullit publik nga tifozët e futbollit në Rusi, do të kapin shumën prej 15,000 rublash (460 dollarë).
Huliganët e dënuar do të mund të përballen edhe me shtatë vjet ndalesë nga hyrja në stadiume.
Policia ruse është po ashtu e obliguar që të krijojë listën e zezë të tifozëve të padisiplinuar, ndërsa klubet e futbollit duhet të instalojnë video-sisteme të mbikëqyrjes, për të identifikuar fajtorët.
Por, këto ligje, të cilat nuk janë gjithëpërfshirëse ai ato në Angli, nuk janë zbatuar, kur futbolli rus është kritikuar, muajin e kaluar.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), më 30 tetor, ka sanksionuar ekipin rus CSKA Moska, pasi ekipi anglez, Manchester City, është ankuar se lojtarët e tij kanë qenë subjekt i racizmit, gjatë ndeshjes së tyre në Arenën Khimki, më 23 tetor.
Dënimi i UEFA-s bën që CSKA të luajë ndeshjen e radhës për Ligën e Kampionëve me stadium pjesërisht të mbyllur.
Incidenti ka shkaktuar zemërim në Angli, ku lojtarët me ngjyrë kanë kritikuar ndëshkimin e UEFA-s dhe i kanë kërkuar asaj që të ndalojë CSKA-në nga garat evropiane.
Nga ana e saj, CSKA ka mbetur këmbëngulëse se raportet për abuzim racial ndaj lojtarëve të Manchester City-t kanë qenë të ekzagjeruara dhe se dënimi nga UEFA ka qenë i tepruar.
Ged Grebby, shef ekzekutiv i organizatës Karton i Kuq për Racizmin, me seli në Britani, thotë se autoritetet ruse vazhdojnë ende të mohojnë huliganizmin dhe racizmin në futboll.
Ai thotë se Rusia ka miratuar ligje të ashpra vetëm për të shmangur presionin në rritje nga komuniteti ndërkombëtar i futbollit.
“Një nga tiparet e këtyre vendeve si Rusia, është se ato pretendojnë se kjo nuk ndodh dhe pretendojnë se nuk kanë problem. Nuk mendoj se ka shumë njerëz dhe lojtarë me ngjyrë nga Britania apo kudo nga Evropa që duan të udhëtojnë në Rusi për Kupën e Botës, nëse ata duhet të vënë jetën e tyre në rrezik”, thotë Grebby.
Në Angli, pikë kthese ka qenë fatkeqësia në stadiumin Heysel në Belgjikë, më 1985. Stadiumi ka qenë nikoqir i Kupës Evropiane midis Liverpool-it të Anglisë dhe Juventus-it të Italisë.
Tridhjetenëntë tifozë të Juventus-it kanë vdekur dhe mbi 600 janë plagosur kur një grup i madh i tifozëve të Liverpool-it ka sulmuar tifoëzët rivalë.
Incidenti ka bërë që të gjitha ekipet angleze të ndalohen nga gara evropiane për pesë vjet.(v.tela)