Ndërlidhjet

Kroaci: Përforcohet ekipi për akuzën për gjenocid kundër Serbisë


Pallati i Paqes në Hagë ku gjendet selia e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Pallati i Paqes në Hagë ku gjendet selia e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Kroacia e ka përforcuar ekipin e vet të ekspertëve juridikë edhe me anëtarët britanikë, James Crawford, Philippe Sands dhe Keir Starmer.

Ky ekip do ta përfaqësoj padinë për gjenocid kundër Serbisë, të paraqitur në vitin 1999 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shkruan e përditshmja zagrebase, Jutarnji List.

“Detyrë e ekipit është që padinë për gjenocid ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i shpjegoj botës se çka ka ndodhur me të vërtetë”, tha minsitri i drejtësisë i Kroacisë, Orsat Mileniq, dhe ka shtuar se, pasi i gjithë materiali i tubuar të publikohet, “do të shihet se Republika e Kroacisë nuk i ka harruar viktimat dhe do të shihet se kush çka ka bërë”.

Sipas tij, pavarësisht nga padia, Kroacia do t’i ndërmarrë të gjitha masat për ndjekjen e krimeve të luftës në mënyrë sa më efikase.

Ekipi juridik i Kroacisë përbëhet edhe nga tre ekspertë kroatë, ndërsa udhëheqëse është profesoresha e së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në Rijekë, Vesna Cërniq-Grotiq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG