Ndryshimi i formatit të bisedimeve për çështjen e emrit apo përfshirja e Bashkimit Evropian në këtë proces, nuk nënkupton përshpejtimin e zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare lidhur me zërat për zhvendosjen në Bruksel të negociatave për çështjen e emrit.
Stevo Pendarovski, profesor në Universitetin e Shkupit, thotë se problemi nuk po mbahet pezull për shkak të formatit apo se ato po zhvillohen në Nju Jork, e jo në Bruksel.
“Kur negociatat kthehen prapa, kur bllokohen apo kur nuk ndodh asgjë me rëndësi, njerëzit ngrenë çështjen e formatit të bisedimeve apo e problematizojnë këtë çështje sikur ajo të jetë problemi kryesor i moszgjidhjes së kontestit të emrit. Unë mendoj se formati nuk ka as edhe një lidhshmëri me këtë çështje”.
“Nimici nuk është negociator i keq, siç dëgjojmë ditëve të fundit, apo se janë harxhuar kapacitetet e tij për këtë kontest. Problemi kryesor qëndron në mosgatishmërinë e palëve për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët“, thotë Pendarovski.
Ai shfaq bindjen e tij të thellë se Metju Nimic është problemi më i vogël nëse vërtet paraqet ndonjë problem siç pretendohet në trekëndëshin mes Maqedonisë, Greqisë dhe Kombeve të Bashkuara.
Pendarovski thotë se është e drejtë të kërkohet që në këtë proces të përfshihet edhe Bashkimi Evropian, por kjo nuk do të thotë se problemi do të zgjidhet.
“Duke marrë parasysh gjithë kontestin që ndodhet para nesh, unë aspak nuk mendoj se ndonjë evropian do të ishte më profesionist, më i paanshëm apo thjesht thënë më efikas se ndonjë amerikan për zgjidhjen e këtij problemi. Çështja e emrit është zbritur nga rendi i ditës si në Athinë ashtu edhe në Shkup dhe këtu qëndron problemi kryesor, se dy vendet nuk tregojnë gatishmëri për zgjidhjen e kontestit. Pra, problemi nuk qëndron as te Nimici, e as te ndonjë qendër ndërkombëtar, por te humbja e interesit te të dy vendet për mbylljen e kësaj çështjeje të hapur“, shprehet Pendarovski.
Analisti Albert Musliu thotë se negociatat ndoshta është më mirë të vazhdojnë në Bruksel apo në to, të përfshihet edhe Bashkimi Evropian për shkak të afërsisë dhe informimit më të saktë të shteteve anëtare të saj me zhvillimin e procesit.
Ai këtë e ndërlidh edhe me takimin e realizuar ndërmjet kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.
“Mendoj se kjo është edhe një nga arsyet se Merkeli pati takim të drejtpërdrejtë me Nimicin pasi informata më burimore sesa ai për rrjedhën e procesit, nuk ka askush tjetër. Këtë e shoh si një lëvizje pozitive dhe si një shenjë e interesimit për përfundimin e këtij procesi”.
“Nëse BE-ja dhe Greqia pranojnë që negociatat të vazhdojnë në kuadër të BE-së, mendoj se për gjithë procesin do të ishte më mirë pasi edhe transferimi i informatave do të ishte më i shpejtë“, vlerëson Musliu.
Angazhimi edhe i BE-së në këtë proces kërkohet edhe nga BDI-ja, e cila është pjesë e Qeverisë.
Pas takimit në Berlin mes ndërmjetësit Metju Nimic dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe një njoftimi të misionit të përhershëm të Francës në OKB, për nevojën e zgjidhjes së kontestit, BDI-ja doli me një komunikatë, e cila këto angazhime i vlerëson si shumë të rëndësishme për vijimin e mëtejmë të procesit.
“Pajtimi ndërmjet vendeve të rajonit dhe integrimi në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, paraqesin të ardhmen e vetme për Ballkanin Perëndimor. Pikërisht këto vende, bashkë me miqtë tjerë nga Evropa dhe SHBA-ja, kanë investuar shumë në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe demokracinë në Maqedoni dhe në rajon. Ky investim përmbyllet vetëm me integrimin përfundimtar të vendeve të rajonit në NATO dhe BE“, thuhet në komunikatën e BDI-së.