Ndërlidhjet

KQZ: Zgjedhjet në veri përsëriten më 17 nëntor


Logo e KQZ-së
Logo e KQZ-së
Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka caktuar datën 17 nëntor, për përsëritjen e zgjedhjeve në tri Qendra të Votimit në veri të Mitrovicës.

Në komunikatën për medie të KQZ-së, thuhet se ky vendim vjen pas rekomandimit të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se 17 nëntori është kohë e përshtatshme për të bërë përgatitjet që kërkohen për organizimin e një procesi të rregullt zgjedhor.

Një ditë më herët, KQZ miratoi rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve për anulimin e zgjedhjeve lokale të 03 nëntorit 2013, për vendvotimet në tri Qendra të Votimit në komunën e Mitrovicës veriore për shkak të dëmtimit të kutive të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shprehur përkushtimin për të punuar bashkërisht me të gjithë faktorët vendorë dhë ndërkombëtarë, që rivotimi në këto Qendra të Votimit të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe sipas standardeve evropiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG