Plani i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për t’i integruar serbët e Kosovës në pjesën tjetër të vendit, dukej se po çonte kah katastrofa natën e së dielës, pasi banda me maska e sulmoi vendvotimin më të madh në veriun anarkik të vendit, për shkak të fushatës së gjerë të frikësimit të votuesve, që kishte për qëllim t’i pengojnë zgjedhjet lokale në Kosovë, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze "Independent".
Serbia kurrë nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, por me qëllim që t’i fitojë negociatat për pranim në Bashkimin Evropian, ishte pajtuar më herët këtë vit, që ta lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të udhëhequra nga Kosova, për të parën herë, në enklavën me shumicë serbe, pjesën veriore të Kosovës.
"Independent" shkruan se marrëveshja ishte pranuar me shumë rezistencë nga lokalët, që e përbëjnë afro një të tretën e popullatës serbe në Kosovë, që sipas gazetës, është 140 mijë.
Shumë njerëz janë ndjerë të braktisur nga Beogradi dhe zgjedhjet i shohin si nënkuptim i njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Aty kah ora 5 pasdite, të dielën, në ditën e votimeve, një bandë e ka shkatërruar vendvotimin në pjesën serbe të Mitrovicës, që është qyteti më i madh në Kosovën Veriore.
Fletëvotimet qartas ishin shkatërruar, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve ishin detyruar të largoheshin pa kutitë me fletëvotime.
Gjatë ditës, grupe të njerëzve i kanë rrethuar vendvotimet, duke u thënë njerëzve që të mos votojnë dhe i kanë fyer kandidatë për kryetar të komunës.
“Politikanët në Beograd janë tradhtarë, po përpiqen ta kompletojnë pavarësinë e Kosovës me votën tonë”, tha Vlladica Kostiq, anëtar i Këshillit për Bojkot, dhe shtoi se “fushata jonë ishte sukses i madh, vështirë se dikush ka votuar sot”.
Deri në drekë, një vendvotim tipik i kishte pasur vetëm tetë votues nga lista me afro një mijë votues.
"Independent" shkruan se vlerësimet më optimiste thonë se deri në sulmin në vendvotimin kryesor, pjesëmarrja në zgjedhje ishte afro 15%.
Theksimi i kërcënimit me dhunë tashmë kishte ndikuar që njerëzit të mbeteshin anash.
“Unë ndoshta nuk do të rrihem për shkak të votimit të sotëm”, tha gazetari lokal, Branko Jakshiq, duke shtuar se “në 10 ditët e ardhshme ndoshta vetura ime do të shpërthej në flakë... a do të ma blejë Beogradi një veturë të re?”.
Rezistenca është e udhëhequr në masë të madhe nga shqetësimet materiale, e jo gjithaq nga ato sektare. Sipas marrëveshjes, Serbia ka propozuar ndaljen e fondeve për Kosovën Veriore, shkruan e përditshmja "Independent".
Për vite të tëra, banorët lokalë kanë përfituar nga patronazhi i Beogradit, ndërsa shpeshherë shërbyesit publikë kanë marrë rroga nga Serbia dhe Kosova, dhe vështirë se ndonjëri prej tyre ka paguar taksa.
“I paguaj 10 euro në muaj për ujë dhe më pak se dy euro për mbeturina, dhe kjo është e tëra”, tha gazetari Jakshiq.
Kontrabandimi dhe krimet e tjera të organizuara janë në rritje në këtë atmosferë pa ligje, shkruan gazeta londineze dhe përkujton se në muajin shtator, nga persona të armatosur dhe të panjohur është vrarë një oficer doganor i BE-së nga Lituania. Kjo ka demonstruar se me çfarë sfide të madhe do të ballafaqohej Kosova dhe komuniteti ndërkombëtar, në përpjekjet për krijimin e institucioneve normale atje pas zgjedhjeve.
“Është katastrofë për BE-në, bojkoti është 85-90% dhe ky është fund i marrëveshjes së Brukselit”, tha Ilir Deda nga instituti "Kipred" me seli në Prishtinë.
Analistët e tjerë nuk pajtohen. Me Serbinë, Kosovën dhe BE-në, të gjitha të etshme për t’i pikturuar zgjedhjet si sukses, do të ketë presion të konsiderueshëm për shmangie të rezistencës në veri, shkruan "Independent".
“Juridikisht, numri i votuesve nuk bën dallim, do të ketë prefekt dhe institucione dhe ato do ta kryejnë punën e tyre”, thotë Ardian Arifaj, nga Instituti për Kërkime Politike i Kosovës, me seli në Prishtinë. Por, ai e shtron pyetjen se “moralisht, si do të pretendojnë ata se e përfaqësojnë popullin në veri”?
Ai më tutje thekson se “BE-ja po e paguan çmimin për tolerimin e mosrespektimit të ligjit në veri për gjithë këto vjet, që e bëri për shkak se frikësohej se po i shkatërronte forcat pro BE-së në Beograd”.
Njëherësh, në pjesën tjetër të Kosovës, zgjedhjet ishin më të popullarizuara dhe rezultatet e para tregojnë dalje në zgjedhje më tepër se 60%, ndërsa shqetësimi kryesor ishte për shmangien e përsëritjes së vjedhjes, që ishte bërë në votimet e kaluara, shkruan në fund të artikullit të gjatë e përditshmja londineze "Independent".