Përçarja e partisë në pushtet në Malishevë, ka rritur shpresat tek opozita e qytezës.
Zgjedhjet për kryetar në këtë komunë, pritet të nxjerrin në pah përkrahjen që gëzon deputeti Fatmir Limaj në vendlindje, dhe dënimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), siç po pretendon opozita.
Kandidatët për të parin e qytezës, shfaqin ide të ndryshme se çfarë do t’iu nxjerr fitoren në këto zgjedhje.
Përmendin si prioritete shfarosjen e rriqrave që çdo vit po merr jetë njerëzish, e deri te hetimi i dosjeve për tenderët e dhënë nga pushteti i deritashëm.
Ka të atillë që thonë edhe se personaliteti i kandidatit, janë arma më e fortë për këtë proces zgjedhor.
Pushteti në këtë komunë, siç e thotë kryetari aktual Isni Kilaj, ka ende punë për të bërë, ndërsa garën elektorale e sheh si të pabarabartë.
Fajin për këtë ia lë Fatmir Limajt, i cili indirekt del të jetë sipas tij, kundërshtari i tij i vetëm serioz në këtë garë.
“Unë besoj fuqishëm. Edhe në raundin e parë jam i sigurt që do të fitojmë, unë si kandidat dhe PDK-ja do të kemi mbi 50% të elektoratit të përgjithshëm. Partia e dytë më e fuqishme është [Lidhja Demokratike e Kosovës] LDK-ja, kurse këto partitë tjera janë shumë minore. Fatin e njëjtë do ta ketë edhe Iniciativa Qytetare, sepse ata vetvetiu nuk mund të prezantojnë një program, ose një strategji, ose...Është një grup i qytetarëve i shtyrë më tepër nga zoti Fatmir Limaj për t’i testuar njerëzit, dhe për të pa se sa qytetarë mund ta mbështesin”, thotë Kilaj për Radion Evropa e Lirë.
Por ai mohon mundësinë e ndarjes së votës së PDK-së në Malishevë, e cila në zgjedhjet e 2009-së sipas tij ishte 14 mijë votues.
Këto palë zgjedhjesh i kujton edhe Salih Morina i LDK-së, mirëpo thotë se aty është vjedhur vota me të madhe.
Ai thekson që sikur zgjedhjet e 3 nëntorit të zhvillohen “pa hile”, partia e tij fiton lehtë, aq më tepër që pushtetarët e tashëm, janë ndarë në dysh.
“Realisht kjo situatë që është duke u zhvilluar, LDK-së i konvenon. Se normal, nuk është njëjtë sikurse jemi ballafaquar me PDK-në unike gjatë zgjedhjeve të vitit 2009, në të cilën LDK-ja ka humbur për 1000 vota. Do të thotë ka qenë një rezultat jo ku me ditë sa i madh”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.
Ragip Begaj si bartës i Iniciativës Qytetare për Malishevën, ishte deri më 20 gusht kryetar i asamblesë komunale, nga radhët e PDK-së.
Thotë se qytetarët po e përkrahin që të bëjë ndryshime në këtë lokalitet, pas shkëputjes nga Isni Kilaj.
“Sigurisht se Fatmir Limaj ka një respekt të veçantë në Malishevë, dhe është një fuqi për Malishevën, dhe është një fuqi për Iniciativën. Unë i falënderoj shumë që i është bashkëngjit Iniciativës dhe e ka përkrahur fuqishëm. Sigurisht se edhe kjo do të ndikojë që fitorja do të jetë e sigurt, sepse qytetarët e Malishevës e duan fort Fatmir Limajn”, shpjegon Begaj.
Por kundërshtari i tij politik nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Krasniqi thotë se pikërisht kjo lëvizje e individëve nga njëra parti në tjetrën, ka irrituar elektoratin i cili do t’i dënojë ata.
“Qytetarët më nuk po japin besimin pa një dozë të mendimit kritik për atë besim. Dhe qytetarët e kanë vërejtur deri më tani, se sa secili subjekt veç e veç, dhe se cili individ brenda atyre subjekteve ka bërë gjatë këtyre viteve për vendin, komunitetin në këtë rast edhe Malishevën. Ata kanë ardhur në një nivel ku janë ngopur me premtime boshe dhe me trajtim të buxhetit publik si buxhet privat i personave të caktuar”, vlerëson Krasniqi.
Se harta politike në Malishevë po ndryshon e pranojnë që të katër kandidatët për të parin e komunës.
Isni Kilaj shpjegon se pavarësisht fushatës elektorale, ai dhe partia e tij kanë pasur një qeverisje të mira për 6 vjet sa janë në pushtet.
“Veç t’ju them se Malisheva furnizohet 24 orë me ujë, 365 ditë në vit”, thotë ai.
“Kemi edhe 2-3 shkolla që duhet t’i bëjmë. Kemi mbet ndoshta pak rrjet kanalizimi me rregullua, se diku janë një apo dy fshatra të vegjël, sepse të gjitha fshatrat tjera janë me rrjet kanalizimi. Kemi mbet në pak fshatra me i shtrua rrugët dhe rrugicat, se edhe këtu jemi në përfundim e sipër brenda fshatit. Kemi dy-tre fshatra për ujësjellës që kanë nevojë më të domosdoshme...Me një fjalë është një infrastrukturë që unë mund të dal e të ballafaqohem jo vetëm me qytetarët e mi, por edhe me komunat që janë shumë para nesh që kanë qendra urbane shumë para nesh”, argumenton Kilaj nevojën për të fituar edhe një mandat të ri.
Puna e deritashme e këtij subjekti në Malishevë, është pikërisht synimi i parë që dëshiron ta bëjë Vetëvendosja pasi të fitoj pushtetin këtu.
Alban Krasniqi thekson se do të gjurmojë në arkiva për të pa se sa kushtuan projektet që menaxhoi komuna dhe ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve, e cila strategji do të shërbejë si urë lidhëse për të kthyer llogaridhënien te qytetari.
“Ne nuk merremi me hakmarrje politike, në aspektin e individëve. Ajo që ne do të bëjmë është se do të ofrojmë një model krejt të ri që nënkupton, se që në ditët e para të qeverisjes sonë, ne do t’i shpalosim arkivat e komunës ku janë marr të gjitha ato vendime tendera, që e kanë dëmtuar buxhetin. Ne do t’i dërgojmë ato te prokurori dhe te gjykata dhe do ta lëmë drejtësinë që të merret me to”, thotë Krasniqi.
Por për kandidatin e Lidhjen Demokratike të Kosovës, votuesi në radhë të parë në Malishevë kërkon siguri shëndetësore.
“Vetëm gjatë vitit 2013 në Malishevë kanë vdekur 6 qytetarë nga pickimi i rriqrave. Dhe kjo është brenga numër një. Më së pari qytetari e do sigurinë shëndetësore e tani e do investimin dhe gjërat e tjera që janë të nevojshme. Niveli komunal nuk e ka dhënë maksimumin dhe nuk ka qenë afër qytetarit me këtë rast. Sadopak për të ngritur zërin në nivelin qendror sepse PDK-ja ka qeverisur në nivel lokal por edhe në nivel të vendit”, thotë deputeti i parlamentit Salih Morina.
Se çfarë plani do të tërheq votuesin e Malishevës, për kandidatin e Iniciativës Qytetare ka pak rëndësi.
Sipas Ragip Begaj, është kandidati dhe ndershmëria e tij, arma më e fortë në këtë cikël zgjedhor.
“Unë kam qenë vet themelues i PDK-së në Malishevë. Edhe PDK-ja për mendimin tim, e ka humb rrugën e demokracisë, e ka humbur fuqinë. Mendoj se kemi bërë mirë, sepse edhe qytetarët e tjerë kanë qenë të gjithë të pakënaqur, dhe kanë vërshuar në përkrahje të Iniciativës”, shpjegon Begaj.