Ndërlidhjet

L. Dibrani: Shtëpia ime nuk është në Kosovë, por në Francë


Leonarda Dibrani e buzëqeshur duke ecur rrugëve të Mitrovicës gjatë ditës së sotme
Leonarda Dibrani e buzëqeshur duke ecur rrugëve të Mitrovicës gjatë ditës së sotme
Vajza 15 vjeçare, Leonarda Dibrani, e cila është dëbuar së bashku me familjen e saj nga Franca, ka deklaruar se shtëpia e saj “nuk është në Kosovë, por në Francë”.

“Këtu, unë nuk e flas gjuhën dhe nuk e kuptoj, dhe jam e frikësuar se të tjerët do të tallen me mua. Dhe shtëpia ime nuk është këtu, por në Francë. Pasi në Francë unë kam çdogjë: miqtë e mi, dashnorin tim, mësuesit e mi, shkollën, të ardhmen time, çdo gjë është në Francë. Por, këtu unë nuk kam asgjë. Nuk e dij se përse jam në Kosovë”, i deklaroi Leonarda Dibrani agjencisë Reuters, në Mitrovicë, ku ajo është e vendosur.

Nxënësja Dibrani, me prejardhje rome, tha se ajo ndjehej e turpëruar, meqë kishte qenë e arrestuar para nxënësve të tjerë.

Nga ana tjetër, sot në Francë kanë vazhduar protestat kundër mënyrës së ekstradimit të familjes së saj nga Kosova, e veçanërisht e Leonardës, e cila u arrestua nga policia në prani të nxënësve të klasës së saj.

Qindra nxënës sot i kanë bllokuar afro njëzet shkolla të mesme në rajonin e Parisit, në shenjë proteste, ndaj ekstradimit të 15 vjeçares, Leonarda Dibrani.

Kryeministri i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se nëse është bërë gabim në rastin e familjes Dibrani, ajo do të kththet në Francë.

“Nëse gabimi është bërë, urdhëri për dëbim nga vendi do të anulohet, dhe kjo familje do të kthehet dhe situata e saj do të shqyrtophet dhe rishqyrtohet, sipas të drejtës, parimeve dhe vlerave tona”, tha kryeministri Jean-Marc Ayrault, duke folur dje në Parlamentin e Francës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG