Ndërlidhjet

OBSH: Ndotja e ajrit - shkaku kryesor i kancerit


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ndotja e ajrit është shkaku udhëheqës i kancerit te njerëzit.

Kurt Straif, shef i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime për Kancer i OBSH-së, tha se “ajri që ne e thithim është bërë i ndotur me përzierje të substancave që e shkaktojnë kancerin” dhe ky “nuk është vetëm rrezik madhor për shëndetin e njerëzve në përgjithësi, por, poashtu, është shkaku udhëheqës i kancerit”.

Ai ka theksuar se burimet e ndotjes së ajrit janë të përhapura dhe përfshijnë transportin, centralet e rrymës elektrike, dhe rrezatimet industriale dhe agrikulturore.

Shkencëtari Straif tha se qytetet më të ndotura janë në Kinë dhe Indi.

Në një raport të publikuar nga Bashkimi Evropian, në fillim të kësaj jave, thuhet se qytetet më të ndotura në Evropë janë në Bullgari dhe Poloni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG