Kryeministri i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se nëse është bërë gabim në rastin e familjes Dibrani, ajo do të kththet në Francë.
“Nëse gabimi është bërë, urdhëri për dëbim nga vendi do të anulohet, dhe kjo familje do të kthehet dhe situata e saj do të shqyrtohet dhe rishqyrtohet , sipas të drejtës, parimeve dhe vlerave tona”, tha kryeministri Jean-Marc Ayrault, duke folur dje në Parlamentin e Francës.
Njëherësh, në Francë sot kanë vazhduar protestat kundër mënyrës së ekstradimit të një familjeje nga Kosova, e veçanërisht të vajzës së tyre 15 vjeçare, e cila u arrestua në prani të nxënësve të klasës së saj.
Qindra nxënës sot i kanë bllokuar afro njëzet shkolla të mesme në rajonin e Parisit, në shenjë proteste, ndaj ekstradimit të 15 vjeçares, Leonarda Dibrani.
Nxënësja Dibrani, me prejardhje rome, u tha mediave në Francë se ajo ndjehej e turpëruar, meqë kishte qenë e arrestuar para nxënësve të tjerë. Mëtutje, ajo ka theksuar se do të dëshironte të kthehej në Francë, pasi në Kosovë ndjehet e humbur, raporton agjencia Reuters.
Disa ligjvënës të Partisë Socialiste të Francës e kanë akuzuar ministrin e brendshëm Manuel Valls, që është ministri më i popullarizuar i qeverinë e presidentit Francois Hollande, se i ka tradhtuar vlerat e së majtës, me politika të ashpra të imigrimit, që kanë çuar në arrestimin e vajzës.