Ndërlidhjet

Britani: Gjykata hedh poshtë akuzën për shpifje kundër Bill Browder


Bill Browder
Bill Browder
Një gjykatë në Londër ka hedhur poshtë një akuzë për shpifje, kundër biznesmenit britanik Bill Browder, i cili kishte inicuar sanksionet ndërkombëtar kundër zyrtarëve rusë të përfshirë në rastin e avokatit Sergei Magnitskz.

Akuza kundër Browderit, erdhi nga një oficerë i pensionuar rus, Pavel Karpov, të cilin Browder e kishte akuzuar për përfshirje në mashtrime me taksa dhe në vdekjen e Magnitskyt.

Magnitsky, një avokat i Hermitage Capital, vdiq në burg më 2009, pasi kishte zbuluar një skeme masive të zyrtarëve rusë për mashtrime ndaj qeverisë.

Pas lobimit të Browderit, Kongresi amerikan, në dhjetor 2012, miratoi Aktin Magnitsky, i cili iu ndalon hyrjen në SHBA dhe përdorimin e sistemit bankar amerikan, zyrtarëve të dyshuar për vdekjen e tij.

Një gjyaktë në Moskë, ndërkaq, e kishte dënuar Browderin në mungesë, në korrik, nën akuzën se e ka ndihmuar Magnitskyn të kryejë evazion fiskal.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG