Ndërlidhjet

Kosovë: Tarifa të papërballueshme bankare


Prishtinë
Prishtinë
Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë kanë shtrenjtuar tarifat për shërbimet bankare.

Qytetarët i konsiderojnë tepër të larta tarifat përderisa përfaqësuesit e bankave theksojnë se tarifat janë ndryshuar me qëllim të vetëdijesimit të klientëve për përdorimin e shërbimeve elektronike dhe t’i zvogëlojnë radhët e gjata në sportelet e bankave.

Haki Salihaj, nga Prishtina, punon si kontabilist në një firmë private.

Për shkak të natyrës se punës, ai shpesh bën pagesa në disa nga bankat komerciale.

Salihaj, thotë se tarifat janë shumë të larta.

Po kam xhirollogari rrjedhëse në një nga bankat komerciale. Nëse para merr nga bankomati ndalën 10 centë. Unë punoj si kontabilist dhe duhet të bëjë pagesa për fatura të klientëve, provizioni sillet nga 1 deri në 1.50 euro, varet edhe prej shumës së pagesës. Nëse fatura është nën 10 euro - për shërbime ndalen 50 centë, ndërsa për shumën më të madhe duhet të paguhen 1- 1.50. Normal se është shumë shtrenjtë”, thekson Salihaj.

Këto shërbime në vende të ndryshme të zhvilluara ofrohen falas. Por, në Kosovë për të paguar ndonjë faturë të nevojshme, tarifat fillojnë nga dy euro në disa banka, nëse nuk je klient i institucionit përkatës, kurse në disa banka tjera mund të përfundosh shërbimet me një euro, respektivisht 0.70 euro.

Bukurije Miftari, tregon se si në njërën nga bankat komerciale, i është kërkuar të paguajë dy euro provizion, për një pagesë të faturës.

Më kërkuan dy euro provizion për faturën e nevojshme. Pagesën nuk e bëra, sepse është shumë shtrenjtë”, thotë Miftari.

Ermira Polloshka, është studente në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se tarifat ndryshojnë nga banka në bankë, kështu që e zgjedh bankën ku pagesat kushtojnë më lirë.

Bankat komerciale nga këto mbijetojnë. Por, tashmë i kanë rritur tarifat edhe më shumë. Zakonisht zgjedhim banka ku tarifat janë më të lira", shprehet Polloshka.

Në anën tjetër, zyrtarë të disa bankave komerciale në vend, thonë se vetëm kanë ndryshuar tarifat për shërbime.

Kjo sipas tyre ka ndodh që të zvogëlohet përdorimi i parasë kesh dhe të shfrytëzohen shërbimet elektronike, siç janë bankomatët dhe e-banking.

Iliriana Tahiraj, zyrtare për media dhe marrëdhënie më publikun në Raiffeisen
Bank në Prishtinë, sqaron se banka ka bërë dallime në disa tarifa për shërbime që kryhen në degët e bankës dhe shërbimeve tjera që mundën të realizohen për mes shërbimit elektronik.

Kjo është bërë qëllim që klientët të orientohen sa më drejtë përdorimit të shërbimeve elektronike, pasi këto shërbime janë më të lehtë të përdoren edhe nga klientët. Dhe sigurisht se është më i favorshëm edhe në aspektin që i kursen kohën, por edhe do të përfiton tarifa më të favorshme se sa nëse shërbimin e njëjtë e kryen në degë”, bën të ditur Tahiraj.

Një përgjigje pothuajse të njëjtë për Radion Evropa e Lirë më herët e kanë dhënë edhe zyrtarë të ProCredit Bank.

ProCredit Bank për klientët e vet po ashtu ofron tarifa promocionale përmes pakove të ndryshme bankare. Banka vazhdimisht ka bërë dhe bën përpjekje për formalizimin e ekonomisë dhe uljen e keshit në qarkullim.

Ata thonë se kjo bankë ka investuar vazhdimisht në teknologjitë shumë të përshtatshme bankare dhe sot bankimi në ProCredit Bank mund të kryhet nga kompjuteri, telefoni, bankomati dhe mënyra tjera alternative

Sidoqoftë, ekspertë për çështje financiare, konsiderojnë se tarifat e shërbimeve bankare janë të larta, por kjo mund të shfrytëzohet nga bankat, për shkak se institucionet financiare në vend janë të lira në përcaktimin e çmimeve të produkteve dhe normave të interesit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG