Ka përfunduar në Bruksel takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili nga të dyja palët është cilësuar si konstruktiv dhe i suksesshëm.
Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Thaçi është zotuar se institucionet e Kosovës do të respektojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë me Serbinë, pa qasje diskriminuese ndaj askujt.
Vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, gjatë kohës kur në vend zhvillohet fushata për zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë qenë temë e deklaratave kontradiktore të zyrtarëve kosovarë, ditëve të fundit.
Disa ministra të Qeverisë Thaçi kanë thënë se asnjë zyrtari serb nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë përgjatë 30 ditëve fushatë; të tjerë kanë thënë se ndalesa vlen vetëm për kryetarin e Qeverise serbe, Daçiq.
Këto paqartësi, të cilat në Beograd janë komentuar në forma të ndryshme, kanë bërë që Daçiq të kërcënojë me heqjen dorë nga dialogu me Prishtinën.
Por, e gjithë situata është shtensionuar të hënën mbrëma në Bruksel me deklaratën e kryeministrit Thaçi, i cili ka thënë se “në rast të ndonjë kërkese për të vizituar Kosovën, institucionet do të marrin vendimin meritor në përputhshmëri me kushtet, rrethanat që mund të krijohen”.
“Lufta e ftohtë ka mbaruar; ne jemi për bashkëpunim, për fqinjësi, komunikim, lëvizje të lirë dhe pa qasje diskriminuese”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu ka theksuar se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë test i rëndësishëm evropian për Kosovën. Thaçi ka thënë se pret që të gjithë të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë edhe serbët e pjesës veriore, ku për herë të parë do të mbahen votimet që organizon Republika e Kosovës.
I kënaqur me takimin e së hënës është shprehur edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili nuk ka hezituar të thotë se kjo “ka qenë një nga ditët më të suksesshme të dialogut”.
“Kemi diskutuar për çështje që për kohë të gjatë kanë qenë aktuale dhe kanë paraqitur pengesë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht në organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Shpresoj që ajo për të cilën jemi pajtuar, të realizohet deri në fund të javës dhe me këtë të krijohen kushte për zgjedhje të ndershme lokale”, ka thënë Daçiq, për të shpjeguar se çështja kryesore në këtë rrafsh është ajo e regjistrimit të votuesve.
“Regjistrimi i atyre votues që kanë dallime në listat tona dhe të Prishtinës. Bëhet fjalë për më shumë se 10-12 mijë njerëz, të cilëve do t’iu njihet e drejta të regjistrohen në listat zgjedhore në katër komunat në veri. Kur bëhet fjalë për zgjedhësit jashtë Kosovës, jemi marrë vesh që përmes mekanizmave specifikë të krijojmë kushtet që sa më shumë njerëz të kenë të drejtë vote”, ka thënë Daçiq.
Takimi Thaçi-Daçiq është zhvilluar si rëndom me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Zëdhënësja e ndërmjetësueses, Maja Kocijançiq, ka thënë se takimi ka qenë i dobishëm dhe i rëndësishëm.