Ndërlidhjet

Çitaku pret që negociatat për MSA-në të nisin në vjeshtë


Ministrja Vlora Çitaku
Ministrja Vlora Çitaku
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, është paraqitur para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, për të dhënë detaje për rrjedhën e përgatitjeve për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Ascoiimit.

Çitaku ka thënë se qëllimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullojë procesin e përafrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Tanimë janë bërë 3 muaj që kur kanë filluar përgatitjet teknike në fushën e negociimit të çështjeve tregtare dhe çështjeve të përafrimit të legjislacionit. Dhe, sa u përket çështjeve tregtare, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë një punë të mirë në kuadër të diskutimit me sektorin e biznesit dhe finalizimit të listës së produkteve që do të negociohen në kuadër të MSA-së”, ka thënë Çitaku.

Ajo po ashu ka shfaqur shpresën që negociatat për MSA-në të fillojnë në vjeshtë të këtij viti dhe të përmbyllen deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

“Në bashkëpunim me Komisionin Evropian kemi dakorduar një kalendar intensiv të negociatave”, ka thënë Çitaku.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG