Ndërlidhjet

BE mirëpret rezolutën e OKB-së për Sirinë


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Bashkimi Evropian ka mirëpritur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Shefja e politikës së jashtme, Catherine Ashton, ka thënë se rezoluta paraqet “një hap të madh drejt një përgjigjeje të qëndrueshme dhe të unifikuar ndërkombëtare për krizën në Siri”.

Ajo ka thënë se rezoluta duhet të shërbejë si standard për komunitetin ndërkombëtar, në përgjigje të kërcënimeve që vijnë nga armët e shkatërrimit në masë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar unanimisht në favor të rezolutës, e cila kërkon nga Siria që të eliminojë armët e saj kimike deri në mes të vitit të ardhshëm.

Për më shumë hollësi lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG