Ndërlidhjet

Ndërhyrja ushtarake mbetet opsion për Sirinë


Assad: Qeveria nuk ka kryer sulm kimik
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Assad: Qeveria nuk ka kryer sulm kimik

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se opsioni i ndërhyrjes ushtarake në Siri duhet të mbahet.

Duke folur në Bruksel, Rasmussen ka mirëpritur marrëveshjen SHBA-Rusi për eliminimin e armëve kimike të Sirisë, por ka thënë se kërcënimi me sulme ushtarake është thelbësor.

“Mbetet për t’u parë se si do të duket saktësisht rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mendoj se është esenciale të mbajmë vrullin në procesin diplomatik dhe politik, porse opsioni ushtarak mbetet ende në tavolinë. Mendoj se pavarësisht rezultateve të diskutimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, opsioni ushtarak do të mbetet në tavolinë”, ka deklaruar Rasmussen.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Qeveria siriane ka qenë prapa sulmit kimik të 21 gushtit, i cili ka ndodhur në afërsi të Damaskut dhe ka vrarë qindra persona.

“Mendoj se është mjaft e qartë se disa burime kanë piketuar regjimin sirian si përgjegjës për sulmin e tmerrshëm kimik, që ka ndodhur më 21gusht. Raketat janë lëshuar nga zonat që kontrollohen nga qeveria. Nuk ka kuptim për opozitën që të sulmojë popullin e saj me armë kimike në zonat që tashmë kontrollon. Për më tepër, nuk mendojmë se opozita ka në dispozicion mjete për të kryer sulme kimike në një shkallë të tillë”, ka thënë Rasmussen.

Në anën tjetër, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se qeveria e tij do të zbatojë marrëveshjen e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Por, ai ka thënë se shkatërrimi i armatimit kimik do të kushtojë një miliard dollarë dhe do të marrë një vit kohë.

“Ne nuk kemi përvojë në këtë çështje, por disa thonë se merr një vit. Nuk kam thënë vite. Me sa kam dëgjuar, merr një vit, ndoshta pak më pak ose pak më shumë”, ka thënë Assad.

Në një intervistë për "Fox News", ai ka mohuar sërish se forcat e tij janë përgjegjëse për sulmin e 21 gushtit dhe ka kritikuar një raport të Kombeve të Bashkuara për vdekjet.

Raporti i OKB-së, i publikuar të hënën, ka gjetur “prova të qarta dhe bindëse” për sulm me gaz nervor, më 21 gusht, por nuk ia ka atribuuar fajësinë asnjërës palë.(v.tela)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG