Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për Kosovën nuk ka treguar ndonjë sukses të madh për qarkullimin e mallrave kosovare, në vendet anëtare të këtij mekanizimi.
Kapacitetet e pamjaftueshme të prodhuesve kosovarë dhe mospërmbushja e standardeve për cilësinë e produkteve, si dhe disa barriera që iu janë vendosur këtyre produkteve nga ana e shteteve të caktuara, kanë bërë që Kosova të mos ketë përfituar shumë nga marrëveshja CEFTA, anëtare e së cilës është që nga vitit 2007.
Këto vlerësime i japin për Radio Evropa e Lirë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, nuk vë në dyshim përftimet që mund t’i ketë një shtet si anëtar i CEFTA-s, por megjithatë ai konsideron se Kosova nuk ka mundur t’i shfrytëzojë në masë të duhur të gjitha këto përfitime.
“Fakti që kemi eksporte në vendet e CEFTA-s, eksporte të cilat nuk u nënshtrohen obligimeve doganore, ani pse ato nuk janë shumë të larta dhe natyrisht kjo lidhet edhe me bilancin e përgjithshëm tregtar, që është negativ për Kosovën, prapëseprapë janë shfrytëzuar nga ata që i kanë përmbushur standardet e cilësisë që janë kërkuar nga vendet ku ata eksportojnë. Jo ne shkallën e duhur, por kjo është gjendja e përgjithshme e ekonomisë sonë, sektorin e prodhimtarisë nuk e kemi të zhvilluar”, shprehet Zeka.
Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike deri më tani ka shkaktuar vështirësi në konkurrueshmërinë e prodhuesve kosovarë.
Drejtori ekzekutiv i Instituti për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi, konsideron se Kosova nga nënshkrimi i marrëveshjes CEFTA, ka pasur vetëm përfitime politike dhe jo ekonomike.
Në kohën kur është anëtarësuar Kosova në CEFTA, kujton Demi, nuk ishte bërë ndonjë analizë për përfitimet apo dëmet ekonomike që mund të sjellë ky anëtarësim.
“Kosova është një ekonomi e pazhvilluar. Prodhuesit vendorë nuk janë konkurrentë me prodhuesit rajonalë dhe në momentin që ne jemi anëtarësuar në CEFTA, prodhimet e vendeve tjera kanë vërshuar në tregun e Kosovës dhe ne, prej anëtarësimit në CEFTA vetëm kemi rritur deficitin tregtar dhe nuk kemi arritur të ulim këtë disblanac ndërmjet eksportit dhe importit në Kosovë”, shprehet Demi.
Ai konsideron se Qeveria e Kosovës do të duhej të merrte masa parandaluese duke mbrojtur prodhuesit vendorë. Vetëm në këtë mënyrë, thekson Demi, CEFTA do të kishte kuptim.
“Si përfundim, CEFTA nuk është treguar e suksesshme deri më tani për shkak se një biznesmen shumë më mirë do ta zgjidhet një vend si Shqipëria apo Serbia të vendosë biznesin e tij dhe të shesë mallra në Kosovë, pa ndonjë pengesë, se sa ta bëjë një fabrikë në Kosovë dhe të shesë mallra në vendet tjera për shkak të pengesave që këto vende i kanë nxjerrë vazhdimisht Kosovës”, vlerëson Demi.
Në anën tjetër, sa i përket mosmarrëveshjeve të fundit tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, shtete këto nënshkruese të marrëveshjes CEFTA, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë se shkelin dispozitat e CEFTA-s dhe mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në raportet tregtare ndërmjet dy shteteve.
“Pas kontestit të fundit mes Kosovës dhe Maqedonisë, kemi pasur një qëndrim konfirmues në favor të marrëveshjes CEFTA. Në të njëjtën kohë, kemi ftuar të gjitha palët që marrin veprime të caktuara, të cilat parashihen apo kanë qenë subjekt i negociatave të ndryshme të bëra para nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA, për rezervime apo mbrojtje të produkteve të caktuara, që ato vendime të merren konform të marrëveshjes”, thekson Zeka.