Papunësia për vite me radhë shihet si problem thelbësor i shoqërisë në Kosovë. Në regjistrimin e fundit të popullsisë, në vitin 2011, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 44.9 për qind. Ndërkaq, të dhënat e fundit të kësaj agjencie, tregojnë se shkalla e papunësisë është 35.1 për qind.
Po si ndikojnë këto të dhëna te të rinjtë, të cilët përpiqen të jenë në hap me modën?
Shumë nga ta tashmë kanë disenjatorët e tyre, të cilët kujdesen për dukjen e tyre të posaçme.
Njomza Luci, disenjatore i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se pavarësisht vendit mesatarisht të varfër, njerëzit i kushtojnë një rëndësi të veçantë veshjes.
“Të gjithë e dimë që Kosova nuk e ka një ekonomi stabile dhe është vend mesatarisht i varfër, ku papunësia është mjaft e madhe. Por sipas disa studimeve psikologjike, njerëzit e vendeve më të varfra, i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme fizike.Ndoshta kjo i bën të ndihen më mirë, nëse nuk mund të përmbushen në disa aspekte tjera. Kështu që kjo për disenjatorët është mirë”.
“Pa marrë parasysh krizën, kur vjen puna te veshja, mendoj se u japin rëndësi të madhe disa çështjeve, si dasmave, për shembull. Munden apo jo ta përballojnë koston, njerëzit investojnë, sepse mendojnë se duhet të duken bukur, dhe disenjojnë veshje”.
Sipas zonjës Luci, çmimet e fustaneve të disenjuara enkas për një klient të caktuar sillen përafërsisht nga 200 deri në 600 euro.
“Një fustan i disenjuar kushton nga 200 deri në 600 euro, por kjo është “couture”, pra është unike për klientin . Në krahasim me disenjuesit nëpër botë, fustanet te ne nuk janë janë të shtrenjta. Por, çmimi varet shumë edhe nga qepja, qëndisja e shumë detaje tjera”.
Disa nga të rinjtë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se përpiqen të mbajnë hapin.
Edona Shala, studente e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se janë prindërit e saj ata që kujdesen financiarisht për këtë çështje, pasi që Edona nuk punon.
“Modën e përcjelli shumë dhe mendoj se në ditët e sotme është shumë e rëndësishme. Kam mundësi edhe pse nuk punoj, sepse financohem nga prindërit. Nuk është shumë i rëndësishëm çmimi, por diçka që më pëlqen, e blej. Për raste të veçanta bëj edhe diçka unikate”.
Linda Fazliu, punon në njërën nga ministritë në vend. Ajo thotë se për raste të caktuara shkon tek disenjuesit kosovarë për t’u dukur e veçantë, edhe përkundër çmimeve të larta.
“Unë kam dëshirë të dukem bukur për ndonjë rast. Kursej shumë dhe kam mundësi të shkoj tek ndonjë disenjues i Kosovës dhe të qep një veshje unikate, edhe përkundër çmimeve të larta”.
Ndërkaq një tjetër disenjatore, Flora Loshi, pohon se me gjithë papunësinë, ka interesim për veshje të këtilla unikate, duke përfshirë këtu edhe një numër adoleshentësh...
“Mendoj se ekonomia nuk po i prek njerëzit vetëm në këtë pikë, sepse nëse flasim për ushqimin për shembull, është shumë i shtrenjt dhe kursejnë pak në atë aspekt. Çmimet tek disenjuesit nisin nga 100 euro, e shkojnë deri në 500, e edhe më shumë, varësisht çka kërkohet. Duke i marrë parasysh çmimet dhe kërkesat e tregut, atëherë biejnë ndesh shpeshherë edhe me rrogat mesatare të njerëzve”.
Por zonja Loshi shton se në Kosovë është një përparësi për njerëzit që nuk kanë mundësi të shpenzojnë shumë para në veshje. Ajo përmend importin e rrobave nga jashtë më çmime shumë të ulëta...
“Edhe pse është një konkurrencë jo e drejtë për neve, që rrobat që vijnë nga jashtë dhe janë me çmime shumë të ulëta , unë mendoj që është një ndihmë e madhe për njerëzit që nuk i kanë kushtet financiare të qëndrueshme. Të rinjtë mund të blejnë rroba të lira, por nëse kanë shije do të duken bukur megjithatë”.
Sidoqoftë paga mesatare në sektorin publik në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2012 ishte 372 euro.
Paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës, është 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Derisa në sektorin privat sipas të dhënave të Aleancës Kosovare të Biznesit thuhet se paga mesatare është mbi 300 euro.