Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me Ligjin mbi amnistinë, sipas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kushtetuesja nuk e ka shpallur anti-kushtetues këtë Ligj, siç kishte pretenduar Vetëvendosje, por njëherësh ka shpallur si jokushtetuese nëntë vepra penale që Ligji mëtonte t’i amnistonte sipas versionit të miratuar nga Kuvendi.
Tani i mbetet Kuvendit që të bëjë amendamentimin dhe t’i heqë nga ligji këto vepra penale, të cilat kanë të bëjnë me veprat si asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, zjarr-vënia, mosparaqitja e veprave penale apo kryesve të veprave dhe të ngjashme.
Ligji mbi amnistinë ishte kundërshtuar edhe nga një pjesë e shoqërisë civile. Disa organizata të tilla patën mbledhur mbi 12 mijë nënshkrime, të cilat më pas ia patën dorëzuar presidentes Atifete Jahjaga, duke i kërkuar asaj që të mos e nënshkruante këtë ligj.
Ilir Deda, nga Instituti KIPRED, ishte ai që u printe këtyre nismave kundër Ligjit mbi amnistinë. Tani pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Deda i ka thënë Radios Evropa e Lirë se qëllimi ka qenë që ky ligj të vlente për pjesën veriore, pasi që ai buron nga Marrëveshja Kosovë-Serbi.
Por, sipas tij, në formën dhe përmbajtjen e miratuar, ai u ka krijuar mundësi për amnisti edhe individëve apo strukturave tjera që mund të jenë të përfshirë në vepra kriminale e korruptive në gjithë Kosovën.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur forcë që të merret me një specifikim të Ligjit mbi amnisti dhe se heqja e disa neneve apo pikave, ishte vetëm hedhje pluhur syve opinionit publik, sepse në fund të fundit Gjykata prapë ka lejuar që veprat e rënda, krimi i organizuar, korrupsioni i lartë të jetë i amnistuar në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Deda.
Përfitues nga Ligji për amnistinë në formën dhe përmbajtjen që po mbetet nga ai, do të jenë edhe individë e struktura të krimit të organizuar dhe korrupsionit në gjithë vendin, ka potencuar Ilir Deda.
“Nga ajo çka dihet nga komunikata e Gjykatës Kushtetuese, del se do të amnistohen veprimtarë të krimit të organizuar në gjithë territorin e vendit dhe se forma se si është ligji tani, nuk ndihmon në forcimin e rendit dhe ligjit”, ka theksuar Deda.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se pa u bërë publik në tërësi përmbajtja e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, është vështirë të jepet një vlerësim i saktë.
Por, nga ajo që deri më tani është publikuar, ai megjithatë e sheh si pozitiv faktin që Kushtetuesja ka hequr mundësinë e amnistisë për nëntë vepra të rënda penale.
Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese, ka theksuar Korenica, ka shpallur në fakt si jokushtetues rreth 50 për qind të Ligjit për amnistinë në formën çfarë e kishte miratuar Kuvendi i Kosovës.
“Përgjegjësia për këtë ligj bie mbi kryeministrin, Qeverinë dhe të gjithë ata deputetë që e kanë votuar atë, ngase mendoj se është i dëmshëm për Kosovën. Së dyti, kur të vijë te zbatimi, mendoj se do të jetë shumë problematike, sepse ka shumë njerëz të akuzuar që do të përpiqen ta keqpërdorin atë në kuptim të rasteve penale, mbi të cilat akuzohen”, ka vlerësuar Korenica.
Duke ndjekur procedurat që i parasheh aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese tani i mbetet Kuvendit të Kosovës që të bëjë amendamentimin e Ligjit, duke përjashtuar amnistinë për nëntë vepra penale para se ai të mund të hyjë në fuqi.
Sipas Korenicës, deputetët në këtë rast nuk do të mund të modifikojnë vepra të ngjashme për amnisti, pasi që ato janë cilësuar si jo kushtetuese nga vetë Gjykata Kushtetuese.
“Amnistia për vepra penale, të cilat janë shpallur antikushtetuese, nuk mund të bëhet në çfarëdo forme, pra as në një formë të modifikuar të një ligji që mund të nxirret gjatë një procesi të ri votimi në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Korenica.
Ligji mbi amnistinë buron nga Marrëveshja e 19 prillit e arritur në dialogun Prishtinë - Beograd të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ky ligj ishte kërkuar nga Beogradi si kusht për transformimin e strukturave paralele serbe në veri nga ilegaliteti në legalitet.