Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se marrëveshja e 19 prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mundësuar përparim konkret në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është diskutuar raporti i rregullt tremujor për Kosovën, Zarif u ka bërë thirje kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq që, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të zgjidhin çështjet e hapura, prej të cilave varet organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.
“Marrë parasysh kohën e shkurtër për përgatitje, organizimi i zgjedhjeve lokale mbetet sfidë. Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) është përgjigjur shumë shpejt me ofrimin e ndihmës, për të siguruar kushte për votim në veri të Kosovës. Regjistrimi i pjesëmarrësve politikë mbetet po ashtu problem i rëndësishëm që duhet të zgjidhet”, ka thënë Zarif.
Zgjedhjet e 3 nëntorit, të parapara edhe me Marrëveshjen e Brukselit, pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllimin integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.
Në mbledhjen e së enjtes të Këshillit të Sigurimit, Kosova dhe Serbia janë përfaqësuar nga ministrat e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ivan Mërkiq, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin për ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit.
Hoxhaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe raportuese janë vërejtur disa përparime, porse, në të njëjtën kohë, ekzistojnë disa tendenca të qarta nga ana e Beogradit për të devijuar nga obligimet origjinale, të cilat dalin nga marrëveshja e normalizimit.
“Duke parë hapat pozitivë, ne mirëpresim mbylljen e njëmbëdhjetë zyrave policore serbe në komunat veriore. Në të njëjtën kohë, ka dëshmi që anëtarë të strukturave paralele serbe po vazhdojnë të operojnë nga premisa private, duke qëndruar kështu në gjendje gatishmërie për të destabilizuar këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka shprehur angazhimin e Kosovës për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e normalizimit me Serbinë, ndonëse ka thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore do të arrihet atëherë kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë fjalimit, ministri i Jashtëm kosovar ka kërkuar, po ashtu, që të ndryshohet Rezoluta 1244 dhe që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Homologu i tij nga Serbia, Ivan Mërkiq, ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të mbesin në Kosovë si “ndërmjetësues të ndershëm” dhe si garantues se pala tjetër nuk do të shkelë marrëveshjet.
“Konsiderojmë se Marrëveshja e Brukselit është vetëm fillimi dhe jo fundi i normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mërkiq, duke shtuar se nuk duhet të ketë përpjekje për të penguar zbatimin, sepse ato, sipas tij, nuk nënkuptojnë vetëm kthim në të kaluarën, por edhe thellim të mosbesimit rrënjësor.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, ka thënë se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit ka hapur mundësinë që të arrihet stabiliteti në rajon, si dhe prosperiteti ekonomik për popujt e të dyja vendeve.
Në anën tjetër, Rusia, përmes përfaqësuesit Vladimir Çizhov, ka thënë se është e nevojshme që procesi i zgjedhjeve të ardhshme lokale në Kosovë të jetë neutral ndaj statusit dhe se është e rëndësishme pjesëmarrja sa më e madhe e votuesve.
Në raportin e periudhës 23 prill – 15 korrik , sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bani Ki-moon, ka thënë se hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit kanë rezultuar me “marrëveshje historike dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Ai, po ashtu, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të dyfishojnë përpjekjet për të zbardhur fatin e mbi 1,700 personave të zhdukur.