Ndërlidhjet

Siri: Arritën inspektorët e OKB-së për armatim kimik


Shkencëtari suedez Ake Sellstrom (djathtas) gjatë një vizite të mëparshme në Damask
Shkencëtari suedez Ake Sellstrom (djathtas) gjatë një vizite të mëparshme në Damask
Një ekip i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara ka arritur sot në kryeqytetin Damask, për të zhvilluar hetime nëse është përdorë armatimi kimik në luftimet e deritashme në Siri.

Pritet që ky ekip do të qëndroj në Siri gjatë dy javëve të ardhshme.

Të dy palët në konflikt, si regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ashtu edhe kryengritësit, e kanë akuzuar njëra-tjetrën, për përdorim të armatimit kimik gjatë luftës, nga e cila janë vrarë më se 100 mijë vetë.

Ekipi 20 anëtarësh i Kombeve të Bashkuara udhëhiqet nga shkencëtari suedez, Ake Sellstrom.

Ardhja e këtij ekipi ishte shtyrë prej muajit Prill, për shkak të negociatave me qeverinë e Sirisë.

Pritet që ekipi do të zhvilloj hetime në vendin Khan al-Assal, afër qytetit Aleppo, dhe në dy lokalitete të tjera, të cilat ende nuk janë specifikuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG