Izraeli ka bërë të ditur se do të ndërtojë më shumë se 1,000 shtëpi të reja për hebrenjtë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Njoftimi i sotëm vjen vetëm tre ditë para se izraelitët dhe palestinezët pritet të mbajnë rrethin e dytë të bisedimeve në Jerusalem, për t’i dhënë fund konfliktit të tyre shumëvjeçar.
Bisedimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë në vitin 2010, për shkak të ndërtimit të vendbanimeve, dhe kanë rinisur muajin e kaluar në Uashington.
Palestinezët kanë insistuar për kohë të gjatë se nuk do të ketë bisedime pa ngrirjen e vendbanimeve. Ata janë pajtuar për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, pasi Izraeli ka thënë se do të lirojë mbi 100 të burgosur palestinezë.
Mbi 500,000 izraelitë jetojnë në dhjetëra vendbanime të ndërtuara prejse Izraeli ka okupuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor më 1967.