Ndërlidhjet

Iran: Inaugurohet presidenti i ri Hassan Rohani


Hassan Rohani - president i zgjedhur i Iranit
Hassan Rohani - president i zgjedhur i Iranit
Në Iran sot inaugurohet presidenti i ri i zgjedhur, Hassan Rohani.

Në këtë kuadër mbahen shumë manifestime në kryeqytetin Teheran.

Pritet që Rohani të takohet me liderin suprem Ajatollah Ali Khamenei, për ta fituar mbështetjen e tij zyrtare.

Sipas Kushtetutës së Iranit, pas kësaj mbështetjeje, Rohani e fillon mandatin e tij katërvjeçar në postin e presidentit.

Pritet që zoti Khamenei do ta mbajë një fjalim të shkurtër.

Nuk është e qartë nëse në inaugurimin e sotëm do të flasin presidenti aktual, Mahmud Ahmadinejad, ose presidenti i ri, Hassan Rohani.

Për nesër planifikohet që Rohani ta bëjë betimin në Parlamentin e Iranit, në ceremoninë në të cilën pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve nga 52 shtete.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG