Ndërlidhjet

Britania e shqetësuar për zgjedhjet në Zimbabve


Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe
Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe
Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar që Zimbabveja ka dështurë që të bëjë reforma zgjedhore para votimeve të së mërkures. Sipas njoftimit të agjecnisë së lajmeve Reuters, qeveria britanike është e shqetësuar nga raportimet se një numër i madh i votuesve janë kthyer mbrapsht duke mos ju dhënë e drejta për të votuar.

Shqetësimi britanik ka të bëjë me atë që është raportuar nga partia e kryeminsitrit aktual, Morgan Tsvangirai i cili për të tretën herë është përballur me partinë e liderin shumë vjeçar, Robert Mugabe.

Ky i fundit thotë se i ka fituar zgjedhjet, ndërkaq kryeministri ka thënë se ato u manipuluan në masë të madhe.

Zimbabveja gjithëmonë ka pasur probleme me mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike, për çka edhe është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG