Ndërlidhjet

Khamenei thotë opozitarët që protestuan duhet të kërkojnë falje


Ali Khamenei - Lideri suprem i Iranit
Ali Khamenei - Lideri suprem i Iranit
Lideri suprem iranian ka kërkuar që ata të cilët akuzuan për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009 të kërkojnë.

Ayatollah Ali Khamenei, duke ju drejtuar një grupi të studentëve të Teheranit të dielën, ka thënë se protestat “ilegale” pas zgjedhjeve mund ta kenë “çuar Iranin në kaos”.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, IRNA e ka cituar Khamenei duke thënë, “pse ata të cilët pretendonin se janë bërë manipulime dolën në rrugë, duke nxitur njerëzit që të protestojnë? Ne ju kemi kërkuar atyre që ta trajtojnë këtë çështje privatisht, jo publikisht.”

Lideri supreme iranian megjithatë nuk e ka thënë se kush sakt duhet të kërkojë falje.

Deklaratat e Khameneit u bënë pasi ligjvënësit iranian kërkuar lirimin e liderëve opozitarë Mir Hossein Musavi dhe Mahdi Karrubi.

Të dy personat janë nën arrest shtëpie që prej vitit 2011.

Musavi ka garuar kundër presidentit që tash është në fund të mandatit, Mahmud Ahmadinejad gjatë zgjedhjeve të vitit 2009.

Reformistët e kanë kundërshtuar rizgjedhjen e Ahmadinexhadit, rizgjedhje kjo që provokoi protesta masive dhe një përgjigje të ashpër të qeverisë kundër protestave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG