Kuvendi i Kosovës pritet të hapë një debat lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës nga ana e EULEX-it. Debati është iniciuar deputetët e taborit të Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse që në start ka shumë mospajtime.
Nisma e njëjtë tashmë ka dështuar në seancën e të premtes pasi që opozita kritikoi PDK-në si inicuese, se ka devijuar nga qëllimi.
Vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se kjo çështje është dashur të adresohet më shumë tek organet e drejtësisë sesa te Kuvendi. Mirëpo megjithatë, ka vijuar ai, me vet faktin që procedurat janë plotësuar për debat, Kuvendi mund të ketë si pikë të rendit të ditës këtë çështje ditën e enjte.
“Mendoj që nuk është krejt çështje e Kuvendit, pasi që sistemi i gjyqësisë është një sistem i pavarur dhe shtyllë e veçantë e shteteve. Por, deputetët e kanë bërë një kërkesë sipas rregullores së punës së Kuvendit dhe Kryesia atë kërkesë duhet t’ia procedoj seancës dhe aty të merret vendimi’, ka thënë Krasniqi.
Edhe pse deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë iniciuar këtë debat, ata nuk janë paraqitur para medieve ta arsyetojnë, çka nga opozita është parë si tërheqje graduale nga kjo nismë.
Ndërkaq, partia më e madhe opozitare në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështet formën se si është prezantuar ky debat.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se PDK ka sjellë para deputetëve një kërkesë për debat dhe më pas, në tekstin e rekomandimeve, përkatësisht përfundimeve me një rezolutë të propozuar për aprovim, ka futur elemente tjera.
“Ne si LDK sigurisht që çdo debat që është në interesin e vendit e përkrahim dhe nuk kemi qenë kundër as këtij debati. Por ajo që ka ndodhur ndërkohë ka qenë një tentim i kontrabandimit të përfundimit. Realisht s’mund t’i thuhet ndryshe pos falsifikimit të tyre”, është shprehur Beqiri.
Debati për EULEX-in në formën se si është projektuar, nuk e mbështet as nga lëvizja Vetëvendosje. Kryetari i Grupi Parlamentar të këtij subjekti politik, Visar Ymer ka thënë se Vetëvendosje ka qenë në vazhdimësi kundër mandatit ekzekutiv të EULEX-it.
Por, nisma e PDK-së, sipas tij, nuk mund të mbështetet pasi që kjo parti politike nisma të tilla i bën më shumë për konsum të brendshëm dhe në fund tërhiqet sepse nuk mund t’u reziston presioneve të faktorëve të pranishëm ndërkombëtar në Kosovë.
“Ne iu kemi thënë që nuk e nënshkruajmë këtë kërkesë për dy arsye; e para kërkesat dhe rekomandimet e tyre (PDK-së) nuk janë në vijë me konceptin politik të Vetëvendosjes karshi EULEX-it, dhe arsyeja e dytë se nuk iu besojmë. Pse nuk iu besojmë, për shkak se i kanë nisur një mori debatesh të tilla dhe i kanë lënë në gjysmë, ngase ata nuk iu bëjnë ballë asnjë lloj trysnie. Tashmë po e shohim se gradualisht kanë filluar ta ndryshojnë mendjen edhe ata deputet që e kanë nënshkruar”, ka thënë Ymeri.
Debati për EULEX-in dhe gjykimet e krimeve të luftës, ka pasuar arrestimet, që Mision i BE-së për sundim të ligjit, ndërmori ndaj disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përfshi edhe komandantë dhe personalitete të larta politike që kishin prejardhjen nga strukturat e UÇK-së.
Madje disa deputetë, kryesisht nga radhët e PDK-së, paralajmëronin të inicionin edhe procedura për rishikimin e mandatit të EULEX-it.
Sidoqoftë, javën e kaluar, ishte vet kryeministri Hashim Thaçi i cili është edhe kryetar i PDK-së që tha para komisionarit të BE-së për zgjerim Stefan Fule se qeveria e tij do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me EULEX-in në funksion të vendosjes së rendit dhe ligjit në vend.
Mandati i EULEX-it buron në bazë të vendimeve të Bashkimit Evropian dhe rishikimi i tij mund të bëhet nga Brukseli gjatë qershorit të vitit 2014. Kurse institucionet e Kosovës vetëm i kanë bërë një ftesë formale këtij misioni me çka i është aprovuar ky mandat.