Universiteti Publik i Prishtinës, "Hasan Prishtina", por edhe disa kolegje private, tashmë kanë shpallur konkurse për pranimin e studenteve për vitin e parë të studimeve themelore në vitin akademik 2013 - 2014.
Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik do të regjistrojë 11.932 studentë, prej të cilëve 9.412 studentë të rregullt dhe 2.520 studentë me korrespondencë.
Por, çmimet për studime dallojnë varësisht nga institucioni dhe drejtimi, konkretisht në institucionet private arsimore.
Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit të Universitetit të Prishtinës, tregon çmimet për semestër në institucionin publik.
“Niveli i pagesave nuk ndryshon, 50 euro është pagesa semestrale për studentet e rregullt, ndërsa 250 euro për studentë më korrespondencë”, thotë Kastrati.
Edhe disa nga kolegjet private tashmë kanë shpallur konkurset për studente të rinj.
Nëpërmes marketingut në media ta shkruara dhe elektronike, ata ftojnë maturantët që të regjistrohen në këto institucione, duke paraqitur kushte të volitshme si arsimore, po ashtu edhe financiare.
Kolegji privat “Victory”, në ueb faqen zyrtare, shkruan se ka shpallur konkursin, ndërsa metodat e studimit, janë të rregullt, me korrespondencë dhe në distancë, por që nuk saktësohet sa është numri i studentëve që duhet të pranohen.
Çmimi për një vit akademik në këtë kolegj kushton 600 euro, ndërsa mundësia e pagesës mund të bëhet deri në 12 këste.
Ndërkaq, Kolegji Amerikan në Prishtinë, gjatë këtij viti do të pranojë 150 studentë, kurse çmimi për një vit akademik kushton rreth 6,300 euro, thotë Fjolla Shuku, nga ky institucion, duke shtuar se ekzistojnë edhe bursa të ndryshme.
“Fondi i bursave për këtë vit akademik është rreth 370 mijë euro, llogaritet që 60 për qind e studentëve në vitin e parë akademik të kenë një bursë duke filluar nga 30 deri në 100 % të çmimit akademik. Do të thotë se ka edhe bursa të plota. Rreth shtatë studentë planifikohet të marrin bursë të plotë”, thotë Shuku.
Kolegji AAB ofron studime në 24 programe te akredituara ne nivelin bachelor, dhe ne 12 programe te akredituara ne nivelin master, thotë në një përgjigje për mes postës elektronike, Rizvan Rexhaj, nga ky institucion.
AAB, thotë ai, si ne aspektin infrastrukturor ashtu edhe ne aspektin e resurseve njerëzore ka kapacitete te pranojë një numër të konsiderueshëm të studenteve. Ndërkaq, mesatarja e studimeve për semestër është rreth 450 - 500 euro.
Kolegjet private, ofrojnë edhe zbritje për kategori të caktuara
Në anën tjetër, disa maturantë që të pretendojnë të bëhen studentë, thonë se çmimet në UP-janë reale, ndërsa për kushtet aktuale financimi dhe pagesat në institucionet private të arsimit të lartë, mbesin të shtrenjta.
Pasi studentët e kanë vështirë t’i mbulojnë shpenzimet rreth studimeve, pasi janë të papunë dhe për anën financiare të tyre kujdesen prindërit.
Berat Murati, shpreson që këtë vit ta gëzojë indeksin e UP-se, në Fakultetin Ekonomik.
“Po, normal se janë shtrenjtë, sepse papunësia është shumë e lartë. Edhe në familjen time nuk punojnë shumë anëtarë të familjes, kështu që kjo pengon edhe në mbulimin e shpenzimeve për studime. Rinia është shumë pak e punësuar”, shprehet Murati .
Florenta Humolli, shpreson se pranohet në Fakultetin e Arteve, dega e Arteve Figurative.
“Në Universitetin e Prishtinës, nuk është shtrenjtë, i përshtatet kushteve tona, ndërsa në institucionet private është shumë më shtrenjtë. Babi do të kujdeset për shpenzimet e nevojshme për studime”, thekson Humolli.
Ndryshe, Universiteti Publik i Prishtinës, gjatë këtij viti akademik do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.